LAJMI I FUNDIT:

Aktakuza për mosraportim të saktë të pasurisë, reagon Lenjani: Ka ndodhur gabim teknik, gjithçka do të dëshmoj në gjykatë

Aktakuza për mosraportim të saktë të pasurisë, reagon Lenjani: Ka ndodhur gabim teknik, gjithçka do të dëshmoj në gjykatë

Basri Lenjani, Drejtori i Klinikës Emergjente në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Lenjani, ka reaguar pasi i është ngritur aktakuzë se nuk e ka deklaruar saktë pasurinë për vitin raportues 1 janar deri me 31 dhjetor 2019, në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK).

Përmes një komunikate, Lenjani ka thënë se ka ndodhur gabim tekntik, dhe sipas tij të gjitha mjetet financiare janë legale.

“Ju njoftojë për hirë te korrektësisë se pas një gabimi tim teknik e të cilën do të sqarojë si në vijim; se të gjitha mjetet financiare janë legale e të transferuara nga institucioni ku punojë dhe janë transferuar  përmes  xhirollogarisë e të cilën e kam dëshmuar në AAK”, tha ai.


Tutje ka theksuar se Ordinaca e gruas së tij me emrin  “OS ORAL DENT” i regjistruar me numër të Biznesit 810152728, moslajmërimi sipas tij është bërë si pasojë e gabimit teknik dhe mbingarkesës në punë dhe të gjitha detyrimet tatimore janë kryera dhe mund të verifikohen përmes ATK.

Lenjani ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia e tij dhe këtë thotë se do ta dëshmojë edhe në gjykatë.

“Po ju premtoj dhe garantoj se është një gabim teknik por jo i qëllimshëm, por nga pakujdesia e ime si dhe nga ngarkesa e punës në Kliniken Emergjente QKUK dhe dhe këtë e dëshmojë para gjykatësit të gjykatës dhe do të dëshmohet pafajësia ime”, u shpreh ai.

“Personalisht, ndjehem  i prekur në dinjitet njerëzor, profesional dhe familjar”, tha në fund Lenjani. /Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Lajme
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Lajme
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Lajme
Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Lajme
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Lajme
Varrezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Dëshmi të siguruara nga dëshmitarë të ndryshëm

Varrezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Dëshmi të siguruara nga dëshmitarë të ndryshëm

Drejtësi
Kalo në kategori