LAJMI I FUNDIT:

Elbasan Rashani nuk po ka të ndalur në Ligue 1: Gol dhe asist te Clermont ndaj Metz

Elbasan Rashani nuk po ka të ndalur në Ligue 1: Gol dhe asist te Clermont ndaj Metz

Elbasan Rashani është duke vazhduar me shkëlqimin e tij te Clermont në Ligue 1.

Reprezentuesi i Kosovës e mbylli takimin me Metz me një asistim dhe gol, duke treguar se është në formë të lartë jetësore.


Ishte minuta 35-të, kur Rashani arriti të asistonte për bashkëlojtarin Mohamed Bayo, derisa rezultati ishte 2-1.

Në pjesën e dytë, erdhi shansi sulmuesi shqiptar të shënonte, e që Bayo asistoi për të në minutën e 58-të për t’i barazuar shifrat në 2-2.

Në minutën e 72-të, Rashani u zëvendësuar nga Jim Allevinah, e që e mbylli takimin me një asistim dhe një gol. /Telegrafi/