Çështja e “Open Balkan” i gjen të ndarë njohësit e ekonomisë në vend. Derisa disa besojnë se Kosova nuk është e përgatitur për të qenë pjesë e kësaj nisme, të tjerë deklarojnë se politika refuzuese nuk i bën nder Kosovës. Ndërkohë që janë të një mendjeje kur është fjala për eliminimin e barrierave dhe krijimin e kushteve më të mira për investitorët e huaj.
Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi thotë se janë kundër këtij bashkëpunimi rajonal, duke marrë parasysh pengesat e mëdha me të cilat Kosova ballafaqohet vazhdimisht për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara më parë.
Ai thotë se kanë kërkuar nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që të analizojnë vendimin e tyre për të qenë pjesë e kësaj nisme, duke u kujtuar se aty është një shtet që nuk e njeh Republikën e Kosovës, duke i krijuar barriera të vazhdueshme e vështirësi.
“Oda e Afarizmit mendon që për momentin Kosova është e papërgatitur që të bëjë edhe një hapje shtesë në krahasim me hapjet e mëhershme. Për shkak se gjatë kësaj kohe nuk kanë punuar mjaftueshëm institucionet e Kosovës që të përgatiten dhe të forcohen, do të thotë të ketë një infrastrukturë ligjore edhe biznesi, edhe shteti, që t’i përballojë hyrjet e reja që ndikohen nga Ballkani. Kemi pësuar goditje të mëdha nga CEFTA, MSA-ja, Marrëveshja me Turqinë dhe kjo e katërta do ta godasë edhe më shumë. Për këtë, mendojmë që në këtë kohë jemi të papërgatitur si institucione dhe biznesi është i papërgatitur që të ketë hapje dhe kemi kërkuar mirëkuptim edhe nga Tirana edhe nga Shkupi që në këtë drejtim të na ndihmojnë”, thotë Krasniqi.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se vendi tashmë i plotëson ato që synon të arrijë “Open Balkan”, andaj nuk e sheh të nevojshme pjesëmarrjen e kësaj të fundit në këtë bashkëpunim rajonal.
Ai beson se kjo iniciativë është politike dhe se i ka humbur edhe konotacioni ekonomik që do të duhej ta kishte. Derisa thotë se politika duhet të gjejë mënyrën për eliminimin e barrierave.
“E kaluara na ka mësuar të jemi skeptik për iniciativa të tilla për shkak që gjithmonë politika e ka dominuar agjendën ekonomike, atë agjendën për heqjen e barrierave dhe kjo na bënë që të jemi të kujdesshëm. Kjo megjithatë është shndërruar në temë politike dhe i ka humbur ai konotacioni ekonomik si do të duhej të ishte. Kjo temë ka dalë nga diskutimi se çka ish dashtë me u arrit me të. Është një temë politike për të cilën, akterët politikë do të duhej të gjejnë përgjigje ose ‘Open Balkan’, ose tregu i përbashkët brenda Procesit të Berlinit, ose në mekanizma të CEFTA-s duhet me gjet mënyra se qysh me i eliminua barrierat mes vendeve të Ballkanit dhe të ketë tregti të lirë ashtu siç duhet të ketë, dhe të ketë kushte për investime të huaja në mënyrë që të jetë atraktiv dhe të krijohen vende të reja të punës. Përndryshe, tash për tash, kjo është brenda një diskutimi politik, i cili nuk i ndihmon aspektit ekonomik”, thotë Rukiqi.
Por ndryshe mendon ish-kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu. Ai thotë se politika refuzuese nuk i bën nder Kosovës dhe rrugëtimit të saj drejt integrimeve euroatlantike.
Megjithëkëtë, ai shprehet se duhet të hiqen të gjitha barrierat e mundshme në mënyrë që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë të barabarta, si pjesë e marrëveshjes.
“Aktivitetet e koordinuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aktivitetet e koordinuara me shtetet mike evropiane nuk lënë hapësirë për hezitim. Duhet të jemi aktiv, duhet të jemi bindës dhe të flasim me gjuhë konkrete dhe jopolitike dhe besoj se në këtë drejtim Kosova i ka adutët e veta sepse politika refuzuese nuk i bën nder Kosovës dhe rrugëtimit të saj drejt integrimeve euroatlantike”, thotë Gërxhaliu.
Kujtojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë finalizuar marrëveshjen për bashkëpunim rajonal “Open Balkan”. Takimi i radhës së liderëve të këtyre shteteve pritet të mbahet në vjeshtë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/026292b1-eb95-4de3-b9ea-268839beff30-1-780x439.jpg)
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Telegrafi-Jobs-780x439-2.png)
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1-1.jpg)
"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë