LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët publikë, pas 13 shtatorit, nuk do të mund të shkojnë në punë pa u vaksinuar

Zyrtarët publikë, pas 13 shtatorit, nuk do të mund të shkojnë në punë pa u vaksinuar
Foto: Arkiv

Në bazë të vendimit të Qeverisë për masat shtesë anti-COVID, të gjithë punonjësit e sektorit publik në vend, pas datës 13 shtator, nuk do të mund të futën në vendin e tyre të punës, nëse nuk e dëshmojnë se janë vaksinuar ose janë negativ në testet për COVID-19.

Vendimin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në mbledhjen e Qeverisë në të cilën sot u  vendosen masat e reja kufizuese për parandalimin e pandemisë së COVID-19.

“Të gjitha institucionet publike dhe private janë të obliguara të punojnë vetëm  me staf esencial deri më datën 13 shtator, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publikë, pas kësaj date, punonjësit e institucioneve publike, të ndërmarrjeve publike, duhet të posedojnë një nga dëshmitë, si certifikata e vaksinimit apo testet përkatëse në mënyrë që të u lejohet hyrja në ambientet e punës”, tha Vitia, transmeton Telegrafi.


Vitia paralajmëroi se kjo masë do të zgjerohet edhe në sfera të tjera.

“Kjo masë gradualisht do të përfshijë edhe shumë sfera të tjera të jetës ekonomike dhe sociale”, tha ai.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që nga data 29 gusht (e diel) të hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID, duke rikthyer sërish kufizimin e lëvizjes, shtyrjen e fillimi të vitit të ri shkollor dhe shkurtimin e orarit të punës së gastronomisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste

Lajme
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak

Lajme
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë

Lajme
Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Ministria e Jashtme reagon për situatën në Bërnjak: Po ndodhin akte fashizmi në sy të policisë serbe

Lajme
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani

Lajme
Varrezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Dëshmi të siguruara nga dëshmitarë të ndryshëm

Varrezë e mundshme masive pranë Novi Pazarit, Gara: Dëshmi të siguruara nga dëshmitarë të ndryshëm

Drejtësi
Kalo në kategori