LAJMI I FUNDIT:

‘Agjenti Bruno’ – Fernandes kërkon merita për ardhjen e Ronaldos në Man Utd, lojtarët e tjerë i urojnë mirëseardhje

‘Agjenti Bruno’ – Fernandes kërkon merita për ardhjen e Ronaldos në Man Utd, lojtarët e tjerë i urojnë mirëseardhje

Bruno Fernandes ka kërkuar merita për kthimin e Cristiano Ronaldos në Manchester United, pasi Djajtë e Kuq e kanë konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me sulmuesin e Juventusit.

Portugezi ishte një legjendë në “Old Trafford”, ku kishte kaluar një periudh gjashtëvjeçare mes viteve 2003 dhe 2009, ndërsa tani vulosi një rikthim në shtëpi pas më shumë se një dekade.


Fernandes ka udhëhequr reagimin e shokëve të tij të klubit të ri, pas lajmit se 36-vjeçari do të luajë edhe një herë për United.

Ronaldo iu thotë lamtumirë tifozëve të Juventusit: Dhashë zemrën dhe shpirtin tim - gjithmonë do t’ju dua
Lexo po ashtu Ronaldo iu thotë lamtumirë tifozëve të Juventusit: Dhashë zemrën dhe shpirtin tim - gjithmonë do t’ju dua

Portugezi duke bërë shaka se ai është përgjegjës për marrëveshjen e jashtëzakonshme shkroi: “‘Agjenti Bruno’?”.

Ai këtë shkrim e ka kompletuar me një ‘emoji’ të një valixheje, menjëherë pasi u publikua lajmi se Ronaldo do të kalojë te United.

“Mirësevini në shtëpi Cristiano,” shtoi edhe një pjesë tjetër në shkrimin e tij.

Ardhja e Ronaldos ka gëzuar edhe lojtarët e tjerë të Manchester United që i kanë uruar mirëseardhje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori