Mbipesha e tepërt ose siç njihet ndryshe obeziteti është një sëmundje kronike që mund të shkaktojë shumë dëme në organizëm.
Cilësohet si një nga shkaqet kryesore që ndihmon në zhvillimin e keq të trupit dhe shumë sëmundjeve vdekjeprurëse. Sipas mjekëve dhe ekspertëve të fushës, stili i jetesës është çelësi për të shmangur shtimin e peshës pa kufi.
Në këtë artikull, të transmetuar nga AgroWeb, ju tregojmë se çfarë sëmundjet provokon në organizëm obeziteti dhe ta parandaloni atë. Ndiqni më poshtë me kujdes të gjitha këshillat dhe informacionet lidhur me këtë sëmundje.
Çfarë shkakton obeziteti
Sipas mjekëve një ndër faktorët kryesorë që kërcënon jetën e të gjithë njerëzve sot është shtimi pa kontroll në peshë. Kjo sepse dëmton shumë funksione të organizmit duke sforcuar edhe organet e brendshme.
Ndër sëmundjet më të përhapura si pasojë e mbipeshës janë:
Sëmundjet kardiovaskulare
Sëmundjet e kockave, artriti, osteoartriti
Presioni i lartë i gjakut
Diabeti
Sëmundjet kancerogjene
Vështirësi në frymëmarrje
Megjithëse ka një sërë arsyesh se përse këto sëmundje mund të shfaqen, ekspertët thonë se ka një lidhje shumë domethënëse mes obezitetit dhe sëmundjeve vdekjeprurëse.
Si ta parandaloni
Mjekët japin disa përgjigje për sa i përket mënyrës se si obeziteti dhe pesha e tepërt zhvillohen. Faktori kryesor është stili i gabuar i jetesës i bazuar në një kombinim jo i shëndetshëm ushqimesh dhe aktivitetesh fizike.
Nëse konsumoni më shumë kalori se sa trupi ka nevojë dhe nuk arrini t’i digjni ato duke u marrë me sport, atëherë me shumë mundësi do të prekeni nga obeziteti. Një tjetër faktor shumë i rëndësishëm që e shkakton atë është edhe gjenetika.
Fëmijët me prindër mbipeshë apo obezë kanë shumë shanse të preken nga kjo sëmundje gjithashtu. Këtu nuk përfshihet vetëm stili i jetesës, por edhe hormone të cilat rregullojnë peshën ideale të trupit.
Në shumë raste sipas mjekëve personat mbi peshë e zhvillojnë këtë gjendje në trupin e tyre edhe për shkak të faktorëve psikologjikë. Këtu përfshihet të ngrënit emocional ku trupi merr më shumë kalori nga sa ka nevojë.
Mjekët sugjerojnë të balanconi një dietë të shëndetshme ku përfshihen frutat dhe perimet. Nëse keni të dhëna familjare rreth kësaj sëmundje kujdesi duhet të jetë shumë më i madh. Ku përfshihen aktivitetet sportive dy-tri herë në javë apo ecjet në natyrë.
Andaj mundohuni të qëndroni gjithnjë brenda normave të caktuara për të parandaluar një sërë sëmundjesh të rrezikshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët