LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ndodh me trupin kur ndaloni marrjen e Ozempic dhe ilaçeve tjera për humbje peshe

Çfarë ndodh me trupin kur ndaloni marrjen e Ozempic dhe ilaçeve tjera për humbje peshe
pexels

Një studim i ri ka zbuluar se shumica e personave që ndaluan përdorimin e semaglutidit, përbërësi aktiv i medikamenteve të njohura për humbje peshe, si Ozempic, fituan përsëri rreth dy të tretat e peshës së humbur dhe shfaqën përkeqësim të treguesve shëndetësorë, duke përfshirë rritje të presionit të gjakut, kolesterolit dhe rrezikut të sëmundjeve të zemrës

Wegovy dhe Ozempic janë të njohura si agonistë të receptorëve GLP-1 dhe shkaktojnë humbje peshe duke imituar veprimet e GLP-1, një hormon në tru që rregullon apetit dhe ndjenjat e ngopjes.

Sipas studimit rreth 12 përqind e të rriturve në SHBA, raportohet se kanë përdorur të paktën një agonist të receptorëve GLP-1, ndërsa 6 përqind e tyre kanë treguar se po përdorin aktualisht.


Rreth 85 përqind e personave që kishin filluar përdorimin e medikamenteve si Ozempic e ndërprenë përdorimin brenda dy vitesh, dhe 71 përqind e ndaluan brenda vitit të parë.

Mounjaro dhe përdorimi i tij

Ndonëse duket të jetë më i lakuari, Ozempic nuk është i vetmi medikament gjerësisht i përdorur për humbjen e peshës. Një ndër to është edhe Mounjaro.

Mounjaro dhe Ozempic janë barna të ndryshme, megjithëse ato funksionojnë në mënyrë të ngjashme. Mounjaro është një agonist i receptorëve GLP-1 dhe GIP. Ozempic vepron vetëm në GLP-1. Ata të dy janë të miratuar për të ulur sheqerin në gjak tek njerëzit me diabet të tipit 2 në kombinim me një dietë të shëndetshme dhe stërvitje.

Ndërsa Mounjaro dhe Ozempic janë me të vërtetë ilaçe për diabetin, ato gjithashtu mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë.

Pse përdoruesit heqin dorë nga marrja e tyre

Kjo për dy arsye: Ose sepse kishin arritur peshën e dëshiruar ose për shkak se ilaçet janë shumë të shtrenjta, rreth 2 mije dollare.

Që kur u shpërnda në treg, semaglutidi ka treguar jo vetëm sukses në trajtimin e diabetit dhe obezitetit, por kërkimet e reja tregojnë gjithashtu se ka rol pozitiv në uljen e presionit të gjakut dhe zvogëlimin e rrezikut të goditjeve në zemër ose tru.

Por, përdorimi i tij për humbje peshe nuk mund të jetë njësoj pozitiv.

Një studim i bërë nga kërkues të Universitetit Northwestern raportoi se, ndërkohë që nuk është e qartë se si ndikon ndalimi i agonistëve të receptorëve GLP-1 në shëndetin afatgjatë të zemrës, gjetjet sugjerojnë se mund të rrisë rrezikun kardiovaskular.

Por, duke marrë parasysh normën e lartë të ndërprerjes së medikamenteve të tilla dhe efektet anësore negative që pasojnë, kërkuesit thanë se është e domosdoshme të studiohet nëse përdorimi i këtyre ilaçeve nga fillimi ofron ndonjë përfitim afatgjatë dhe ul rreziqet shëndetësore të njerëzve, ose nëse disavantazhet e ndalimit të ilaçeve janë më larta se përfitimi.

Ndërsa kërkuesit pas studimit të fundit nuk thanë përfundimisht se pacientët do të duhet t’i përdorin këto ilaçe përjetë për të mbajtur nën kontroll sëmundjet, gjetjet e tyre tregojnë se njerëzit që përdorin agonistë të receptorëve GLP-1 për menaxhimin e peshës dhe përmirësimin e shëndetit kardiometabolik mund të kenë nevojë për përdorim afatgjatë gjithashtu.

Çfarë ndodh kur ndërpritet Ozempic?

Ndërprerja e përdorimit të Ozempic u lidh gjithashtu me një përkeqësim të niveleve të disa faktorëve rreziku për shëndetin kardiovaskular dhe metabolik, të cilët luajnë një rol në shëndetin e zemrës dhe diabetin.

Kërkime të mëparshme kanë zbuluar se, pas 68 javësh injeksionesh, pacienti mesatar ka humbur më shumë se 15 përqind të peshës së trupit.

Megjithatë, brenda 12 muajve nga përfundimi i trajtimit, rreth 300 pacientë fituan përsëri rreth dy të tretat e peshës që kishin humbur.

Kërkuesit shtuan se mjekët dhe pacientët duhet të diskutojnë gjithashtu se çfarë mund të ndodhë nëse terapia ndërpritet.

Dr. Domenica Rubino, drejtoreshë e Qendrës së Menaxhimit të Peshës dhe Hulumtimit në Uashington, i tha BBC-së: “Obeziteti nuk është si një infeksion ku merr antibiotikë dhe gjithçka shërohet. Ndryshe nga hipertensioni, diabeti dhe shumë sëmundje të tjera kronike që trajtojmë, ku duhet të përdorësh medikamente kronike, si statina për shëndetin e zemrës, ata që ndalojnë përdorimin e ilaçeve mund të përjetojnë pasoja të padëshiruara. Ka pasur raporte të shumta për efekte anësore të rrezikshme tek ata që përdorin semaglutidin aktivisht, si nauze të rëndë dhe të vjella, mendime për vetëvrasje dhe paralizë të stomakut”, tha ajo.

Hyrja e Ozempic në tregun farmaceutik u miratua fillimisht nga FDA për të menaxhuar diabetin dhe ilaçi i tij “binjak” Wegovy, tani i miratuar për humbje peshe, shënoi një ndryshim të madh në mënyrën si mjekët trajtojnë obezitetin.

Këro medikamente kanë treguar se ndihmojnë njerëzit të humbasin rreth pesë deri në 20 përqind të peshës së trupit. Përdorimi i gjerë i medikamenteve ka ndikuar tashmë në normat kombëtare të obezitetit, të cilat kanë rënë me gati pesë përqind në një vit.

Për afërsisht pesë milionë amerikanë iu dha recetë me semaglutid në vitin 2023, dhe pothuajse katër në 10 e përdornin atë posaçërisht për humbje peshe, jo për menaxhimin e diabetit, citon Anabel.

Studiuesit theksuan: “Përdorimi i agonistëve të receptorëve GLP-1 ka të ngjarë të vazhdojë të rritet shpejt në SHBA ndërsa shtrihen indikacionet e mbulimit. Por normat alarmante të ndërprerjes së përdorimit të agonistëve të receptorëve GLP-1 duhet të tërheqin vëmendjen e mjekëve, politikanëve dhe ekspertëve të shëndetit publik.” /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Studimet konfirmojnë: Nëse dhjetë minuta në ditë i bëni masazh kokës, do të përmirësoni punën e zemrës dhe do të rregulloni presionin e gjakut!

Studimet konfirmojnë: Nëse dhjetë minuta në ditë i bëni masazh kokës, do të përmirësoni punën e zemrës dhe do të rregulloni presionin e gjakut!

Shëndetësi
Kalo në kategori