Prodhuesit e veturave po kthehen në masë në shtytjen elektrike, dhe mes tyre ka marka prestigjioze si Bentley dhe Bugatti. Aston Martin ka ndërmend të bashkohet me ta.
Drejtori i Përgjithshëm i Aston Martin, Tobias Moers ka konfirmuar se kompania po përgatit veturën e saj të parë plotësisht elektrike, e cila do të shfaqet në vitin 2026.
Në një intervistë për MotorTrend, ai tha se automjetet elektrike do të presin derisa kompania të jetë gati për të lançuar gjeneratën e ardhshme të veturave sportive. Edhe pse Aston Martin tashmë po hyn pak vonë në tregun e makinave elektrike, Moers tha se modelet aktuale do të rifreskohen dhe se do të kenë nevojë për disa vite për të paguar.
Edhe pse aktualisht është modeli më i shitur, DBX nuk ka gjasa të jetë makina e parë elektrike e Aston Martin. Ky nder ndoshta do t’i shkojë pasardhësit të modelit DB11 sepse në vitin 2026 do të jetë gati dhjetë vjeç.
Moers është i ngazëllyer për ardhjen e makinave elektrike dhe pret që të paktën gjysma e ofertës së markës të elektrizohet deri në vitin 2030. Ai shtoi se kompania “mund të përshtatet me kërkesën” dhe të ofrojë modele tradicionale sepse klientët ende duan makina sportive me motorë SUS.
Përveç qëndrimit besnik ndaj motorëve SUS sa më shumë që të jetë e mundur, Aston Martin nuk do t’i detyrojë klientët të zgjedhin midis makinave tradicionale dhe atyre elektrike. Kompania do të ofrojë hibride plug-in në tregjet ku “ka kuptim”. Moers nuk dha shpjegime të mëtejshme, por ka të ngjarë të flasë për tregjet me infrastrukturë të kufizuar të tarifimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
Shoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Garë midis Ferrari Purosangue dhe Lamborghini Urus
Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të
Rënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Tesla e paditi Teslën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'