LAJMI I FUNDIT:

‘Shtatë lodra për shtatë ditë’ – Mayweather mburret me veturat e reja luksoze

‘Shtatë lodra për shtatë ditë’ – Mayweather mburret me veturat e reja luksoze
(Foto: Instagram/floydmayweather)

Legjenda amerikane e boksit, Floyd Mayweather, pëlqen ta ekspozojë pasurinë e tij që e ka fituar gjatë viteve, ndërsa së fundmi është mburrur me blerjen e shtatë veturave të reja luksoze.

Kampioni i pamposhtur ua ka treguar ndjekësve në Instagram disa pamje nga automjetet e tij të reja.


“Shtatë lodra për të shtatë ditët, tetë pjesëtarë të armatosur të sigurimit për 24 orë në ditë… pse jo?!”, shkruan në përshkrim.

Floyd Mayweather vendosi një bast prej 50 mijë dollarësh për humbjen e McGregor ndaj Poirier dhe e fitoi atë
Lexo po ashtu Floyd Mayweather vendosi një bast prej 50 mijë dollarësh për humbjen e McGregor ndaj Poirier dhe e fitoi atë

Ndër veturat e shtrenjta që mund të identifikoheshin, janë dy Rolls-Royce, një Lamborghini, një Ferrari, një Range Rover, një Bentley dhe një Maybach.

Mayweather gjithmonë është shfaqur si dikush i fiksuar pas parave, kjo është arsyeja pse e mori pseudonimin “Money Man” gjatë një karriere brilante në ring, ku mbeti i pamposhtur në më shumë se 50 duele.

Pasuria e tij vlerësohet në më shumë se 1.2 miliard dollarë, ndërsa 44-vjeçari shpesh mburret në publik me paratë, orët, bizhuteritë dhe gjësendet tjera të shtrenjta, derisa shpesh ka qenë objekt i kritikëve për këtë gjë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Kalo në kategori