LAJMI I FUNDIT:

Pas Piques, dy lojtarë tjerë të Barcelonës pajtohen për ta ulur pagën

Pas Piques, dy lojtarë tjerë të Barcelonës pajtohen për ta ulur pagën

Sergio Busquets dhe Sergi Roberto thuhet se janë pajtuar për uljen e pagës së tyre pasi Barcelona vazhdon të vuajë nga probleme serioze financiare.

Është dokumentuar mirë muajt e fundit se gjigantët katalunas janë duke vuajtur financiarisht me një borxh marramendës prej 1.35 miliardë eurosh, i cili ka kontribuar në largimin e lojtarit më të madh të klubit, Lionel Messi.


Javën e kaluar, u raportua se Gerard Pique kishte zgjedhur të pranonte një ulje të konsiderueshme për të lehtësuar disa nga problemet e Barcelonës dhe për të ndihmuar në regjistrimin e transferimeve të reja si Memphis Depay, Eric Garcia dhe Sergio Aguero.

Rey Manaj regjistrohet në ekipin e parë të Barcës së bashku me Depay e Garcia – e gjitha falë Pique
Lexo po ashtu Rey Manaj regjistrohet në ekipin e parë të Barcës së bashku me Depay e Garcia – e gjitha falë Pique

Sipas raporteve, Busquets dhe Roberto kanë ndjekur hapat e Piques dhe Jordi Alba thuhet se jetë i vendosur për të bërë të njëjtën gjë.

Kur presidenti i klubit Joan Laporta po diskutonte problemet e klubit në fillim të këtij muaji, ai dha një ide se çfarë mund t’u kërkohet disa lojtarëve të bëjnë për të ndihmuar situatën.

“Lojtarët kanë një pagë fikse dhe shpërblime për performancat dhe trofetë. Disa si Pique kanë rënë dakord për ulje”.

“Të tjerët po mendojnë për një shtyrje ose ulje të shpërblimeve të tyre. Ne po kërkojmë zgjidhje, për të ristrukturuar të gjithë, të gjithë skuadrën”, ka thënë Laporta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori