LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri akuza prokurorisë në Pejë: Po ndodh sulm i koordinuar ndaj meje në prag të zgjedhjeve

Muhaxheri akuza prokurorisë në Pejë: Po ndodh sulm i koordinuar ndaj meje në prag të zgjedhjeve

Muhaxheri ka thënë se prokurorja e Pejës është avancuar në pozitë për të shërbyer për agjenda politike.

Kryetari aktual i Pejës i cili është përsëri në garë për një mandat të ri, Gazmend Muhaxheri ka thënë se për të kryer punët në nivelin lokal dy mandate nuk mjaftojnë.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Pejës në “Debat Plus” ka folur edhe për arrestimet e disa drejtorëve komunal në komunën e Pejës.


Ai thotë se të gjitha këto janë shantazh në prag të zgjedhjeve.

“Është tendencë për të bërë presion politik apo për të bërë skandal”, ka deklaruar Muhaxheri.

I pari i Pejës thotë se zyrtarët janë hetuar për 13 muaj dhe nuk ka pasur nevojë për arrestime me njësi speciale.

Ai ka hedhur akuza ndaj prokurores së Pejës për agjenda politike.

“Kjo që po ndodh është ndërhyrje direkte e prokurorisë në politikë”.

Muhaxheri thotë se  ka një sulm të koordinuar ndaj tij në prag të zgjedhjeve lokale.

“Nuk ka asnjë logjikë që në vend të drejtësisë të bëhen arrestime spektakolare si në kohën e Millosheviqit”, tha ndër të tjera Gazmend Muhaxheri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori