LAJMI I FUNDIT:

Kaluan 7 vjet që kur u vendos gurthemeli, Teatri i Tetovës ende i papërfunduar

Kaluan 7 vjet që kur u vendos gurthemeli, Teatri i Tetovës ende i papërfunduar

Kanë kaluar 7 vjet që kur u vendos gurthemeli për ndërtimin e Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës. E që atëherë objekti ende nuk është në funksion. Premtimet ishin se teatri do të jetë gati në vitin 2018, megjithatë jemi në vitin 2021 e deri tani ka përfunduar vetëm faza e parë e projektit. Ministrja e Kulturës, Irena Stefkoska thotë se nga ana e ministrisë mjetet buxhetore janë ndarë, por pa precizuar shumën dhe nëse janë të mjaftueshme për finalizimin e objektit.

“Për teatrin janë ndarë mjete, këtë vit vazhdojnë aktivitet në Teatrin e Tetovës. Nga Ministria e Kulturës janë siguruar mjete, siç jam e informuar dhe në procedurë është thirrja publike. Për më shumë detaje, ju kisha lutur drejtohuni tek drejtori i Qendrës për Kulturë dhe Teatër në Tetovë”, deklaroi Stefkoska.


Pyetëm edhe drejtorin e Teatrit të Tetovës, Bekim Ismaili. Tha se Ministria e Kulturës ju ka premtuar që punimet do të përfundojnë brenda 2 viteve. Ismaili nuk fshehë faktin se përballen me vështirësi të mëdha, shkaku i mospasjes së objektit.

“Na krijon shumë pengesa mos pasja e një objekti që do të jetë vetëm për ne. Edhe me bibliotekën e kemi të nijetin problem. Jemi në kontakt edhe me drejtoreshën, ata kanë problem të llojit se s’kanë ku t’i lënë librat , kurse ne kemi probleme të tjera, si të hapësirave dhe mos pasjen të një skenë amë. Skena e Teatrit të Tetovës është e Qendrës për kulturë, pra problemi është skena pastaj kemi problemin e vendit, të kostumeve, skenografisë, administratë”, tha Ismaili.

Në bazë informatave Teatri do të duhet të kushtojë rreth 26 milion euro ndërsa deri më tani janë harxhuar mbi 13 milion euro./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllet grupi

Mbyllet grupi "Albkings", shtatë të arrestuar deri më tani

Lajme
Rasti

Rasti "Albkings", krijuesi i grupit dhe një femër në mesin e shtatë të arrestuarve

Lajme
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Lajme
Abuzimi me foto dhe video intime të vajzave, dosja e Prokurorisë ndaj administratorit të “Albkings”

Abuzimi me foto dhe video intime të vajzave, dosja e Prokurorisë ndaj administratorit të “Albkings”

Drejtësi
Sa shtetas të Kosovës u punësuan në sektorin e shëndetësisë në Gjermani, jepen të dhëna nga Instituti GAP

Sa shtetas të Kosovës u punësuan në sektorin e shëndetësisë në Gjermani, jepen të dhëna nga Instituti GAP

Shëndetësi
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Kalo në kategori