LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Xherdan Shaqiri kompleton transferimin te Lyoni

Zyrtare: Xherdan Shaqiri kompleton transferimin te Lyoni
Foto: Olympique Lyonnais/Twitter

Lyoni dhe Liverpooli kanë konfirmuar se kanë arritur marrëveshje për Xherdan Shaqirin.

Skuadra franceze e transferoi lojtarin shqiptar që përfaqëson Zvicrën për një shumë 6 milionë euro plus pesë milionë bonuse, ndërsa ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024.

Përmes një komunikate për media, Liverpooli konfirmoi se Shaqiri i është bashkuar Lyonit.


“Xherdan Shaqiri ka përfunduar sot një transferim të përhershëm në Lyon pas tre vitesh me Liverpoolin”, thuhet në njoftim të The Reds.

“Reprezentuesi zviceran përfundoi një kalim që do ta shohë atë të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij me klubin e Ligue 1”.

“Ai largohet nga Reds me medalje fituese në Premier League, Champions League, FIFA World Cup Club dhe UEFA Super Cup, pasi ka shënuar tetë gola në 63 paraqitjet e tij nën Jürgen Klopp”.

“Shaqiri u bashkua me Liverpoolin nga Stoke City në verën e vitit 2018 dhe shpejt u dashurua me tifozët e Reds mderisa shënoi golin e fitores si zëvendësues kundër Manchester United në Anfield”, thuhet më tej në njoftimin e Liverpoolit.

Ndërsa, komunikatat e lëshuar nga Lyoni thotë: “Olympique Lyonnais është shumë i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e mesfushorit zviceran Xherdan Shaqiri nga Liverpool, për një tarifë prej 6 milionë eurosh, me një maksimum prej 5 milionë eurosh në bonus” thuhet në njoftimin e klubit francez.

“Pasi ka kaluar testet mjekësore sot në Lyon, Xherdan Shaqiri ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Olympique Lyonnais, deri më 30 qershor 2024”.

“29 vjeçari dhe me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri ka 96 paraqitje për ekipin kombëtar të Zvicrës. I konsideruar si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit zviceran së bashku me Alexander Frei dhe Stéphane Chapuisat, mesfushori sulmues është aktualisht golashënuesi më i mirë i kombëtares zvicerane në turnetë e mëdhenj ndërkombëtarë (8 gola në 17 paraqitje)”, vazhdon më tej komunikata./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Ligat tjera
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
Laporta reagon ndaj Gundoganit dhe zbulon arsyen e vërtetë të largimit të tij nga Barcelona

Laporta reagon ndaj Gundoganit dhe zbulon arsyen e vërtetë të largimit të tij nga Barcelona

La Liga
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Ligat tjera
Kalo në kategori