LAJMI I FUNDIT:

Interi e nis sezonin e ri në stilin e kampionit, fiton thellë ndaj Genoas

Interi e nis sezonin e ri në stilin e kampionit, fiton thellë ndaj Genoas

Interi ka fituar me rezultat të pastër 4-0 ndaj Genoas në ndeshjen e javës së parë të sezonit 2021/22 në Serie A.

Ekipi i Simone Inzaghit e ka nisur për mrekulli mbrojtjen e titullit, pasi ka marrë tri pikët e para në ndeshjen e parë të sezonit të ri.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të plotë të Nerazzurrëve, të cilët krijuan shumë raste, teksa shënuan edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm gjashtë minutave lojë dhe ishte Milan Skriniar, i cili shënoi me kokë për 1-0 pas asistimit të Hakan Calhanoglu.

Mesfushori turk shpejt tregoi se është në formë duke kompletuar një debutim fantastik në Serie A me Interin, pasi shënoi supergol nga distanca në minutën e 14-të për 2-0.

Në vazhdim Interi goditi edhe një shtyllë me Edin Dzeko (24’) dhe shënoi një gol me Ivan Perisic (45+), por i cili u anulua për pozitë jashtë loje.

Pjesa e dytë ishte më e barabartë, por Interi arriti ta menaxhoj lojën mirë, inkuadroi disa lojtar të rinj dhe shënoi edhe dy gola tjerë për të siguruar fitoren.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 74-të dhe ishte Arturo Vidal, i cili shënoi për 3-0 pas një asistimi me thembër të Nicolo Barellas.

Në minutën e 88-të, Interi arriti të shënojë edhe një gol dhe ishte sulmuesi i ardhur, Edin Dzeko, i cili me kokë vulosi fitoren 4-0.

Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët luajnë në udhëtim te Hellas Verona, ndërsa Genoa e pret Napolin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori