Derisa vendet e rajonit kanë vendosur pika të vaksinimit në qendra tregtare, në vendet ku mbahen festivalet e në pishina, Kosova vazhdon të ketë nga një vend vaksinimi në një komunë.
Në Maqedoninë e Veriut, vaksinimi po kryhet në të gjitha poliklinikat, qendrat shëndetësore, në çdo qytet të vendit. Vaksinimi bëhet edhe në sallën më të madhe sportive në Shkup.
Edhe në Shqipëri, vaksinimi po kryhet në të gjitha qendrat shëndetësore.
Serbia vaksinimin po e bën nëpër salla të mëdha, në të gjitha shtëpitë e shëndetit. Pika të vaksinimit ka vendosur edhe në qendra tregtare, në festivale e në pishina. Gjithashtu ka pika vaksinimi edhe në autobusët mobilë.
Por, në Kosovë imunizimi i qytetarëve kundër COVID-19 po bëhet në 30 komuna me mbi 300 ekipe të vaksinimit. Këto qendra po vlerësohen të pakta nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, infektologë e partitë opozitare.
Në qendrat e vaksinimit punohet nga ora 07:00 e mëngjesit deri në ora 20:00, gjatë ditëve të punës.
Deri në javën e kaluar, shumica e këtyre qendrave kanë punuar vetëm nga e hëna deri të premten.
Ndërkaq, gjatë këtij vikendi më 21 gusht, do të punohet edhe të shtunën, pas një vendimi të Qeverisë së Kosovës i marrë më 18 gusht.
Qeveria po ashtu ka angazhuar edhe 1.116 profesionistë shëndetësorë dhe staf mbështetës, për menaxhimin e pandemisë dhe përkrahjen e procesit të vaksinimit kundër COVID-19, për tre muaj, me mundësi të vazhdimit edhe për tre muaj të tjerë shtesë.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se do të punojnë sipas nevojës edhe fundjavave dhe festave.
Vaksinimi të vazhdojë edhe të dielave
Por, Asociacioni i Komunave të Kosovës, kërkon të shtohen kapacitetet dhe të punohet edhe të dielave.
Drejtori ekzekutiv i këtij Asociacioni, Sazan Ibrahimi, thotë se kryetarët e komunave kanë kërkuar më shumë qendra të vaksinimit nëpër komuna, pasi që interesimi i qytetarëve është i madh.
Komunat, shton Ibrahimi, kanë vënë në dispozicion të gjithë Qendrat e Mjekësisë Familjare, por edhe objektet tjera që mund të shfrytëzohen për vaksinim.
“Kryetarët kërkojnë të shtohen qendrat e vaksinimit. Po ashtu, ata kanë kërkuar që përveç të shtunave procesi të mos ndërpritet edhe në ditën e diel. Ata janë të kënaqur me interesimin e qytetarëve për vaksinim, por brengë është se në qendrat e vaksinimit po ka grumbullim të njerëzve, pasi që vaksinimi është i koncentruar vetëm në një qendër, në një komunë”, thotë ai.
Kosova vetëm për dy ditë ka shënuar 4.346 raste të reja me COVID-19. Duke marrë trajtim nëpër spitale, më datën 20 gusht janë raportuar 539 pacientë.
Një qendër vaksinimi administron deri në 3000 mijë doza
Prishtina, e cila ka numrin më të madh të banorëve, ka vetëm një qendër të vaksinimit: Sallën ‘1 Tetori’. Në një ditë kjo qendër, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të datës 16 gusht, ka administruar mbi 3.015 doza vaksinash.
Në po të njëjtën datë, qendra e vaksinimit në Prizren, ka administruar afër 1.913, Gjakova 1.624, Ferizaj 1.263, Peja 1.224, Gjilani 1.204 e kështu me radhë, varësisht edhe nga numri i termineve për vaksinim të bëra nga qytetarët.
Shtimin e kapaciteteve për imunizim po e kërkojnë edhe infektologët.
Izet Sadiku, infektolog në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës, thotë se duhet krijuar një qasje më e shpejt qytetarëve deri te vaksinimi.
“Unë mendoj se do të duhet të decentralizohet vaksinimi. Sa më shumë të hapen qendra tjera. Të bëhet më e thjesht, njerëzve t’iu krijohet qasja vullnetare. Jo me aplikime, pasi që tani kur ka interesim më të madh, është më vështirë aplikimi, duhet të sigurohet qasje vullnetare. Duhet që ata që dëshirojnë të marrin vaksinën, t’u mundësohet që me një letër identifikuese të bëjnë këtë”, thotë ai.
Lehtësira në procesin e vaksinimit kërkon edhe Milot Hasani, qytetar nga Prishtina.
“Po mendoj që procedurat për vaksinim janë të vështira, njëherë duhesh të regjistrohesh, pastaj ta caktosh terminin. Sikur të ishte pa termin, do të mund ta shfrytëzoja pauzën e punës për ta shkuar për vaksinim”, thotë ai.
Procesi i vaksinimit në Kosovë është kritikuar edhe nga partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës.
Shemsedin Dreshaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh edhe anëtar i Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se numri i pamjaftueshëm i qendrave të vaksinimit dhe mosfunksionalizimi me kohë i kapaciteteve të plota, ka bërë që Kosova të mbetet mbrapa me imunizim.
“Vendi i pikave të vaksinimit është i kufizuar. Kemi kapacitet të vaksinojmë shumë më shumë popullatë. Sipas hartimit të planit strategjik që ka qenë në qeverinë paraprake, kemi pasur kapacitet deri në 30 mijë vaksina në ditë, sikur të kishte filluar kjo në muajin qershor, sot Kosova që do të ishte e para në vaksinim në rajon”, thotë ai.
Deri më 20 gusht, Kosova ka administruar mbi 677 mijë vaksina. Kurse të vaksinuar plotësisht, janë mbi 232 mijë persona. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet