LAJMI I FUNDIT:

Zapata te Interi, agjentët arrijnë në Bergamo për ta zgjidhur situatën

Zapata te Interi, agjentët arrijnë në Bergamo për ta zgjidhur situatën

Përfaqësuesit e sulmuesit të Atalantas, Duvan Zapata, pritet të mbërrijnë në Bergamo, pasi kolumbiani thuhet se po ëndërron një kalim te Interi këtë verë.

30-vjeçari është lidhur me Interin si pasues i Romelu Lukaku, por Atalanta nuk është e gatshme ta lë sulmuesin të largohet nëse nuk e kanë gati zëvendësuesin e tij.


Sipas mediumit Il Corriere dello Sport, ish-sulmuesi i Napolit, Udineses dhe Sampdorias dëshiron një lëvizje te Nerazzurrët dhe se përfaqësuesit e tij pritet të mbërrijnë në Itali për të diskutuar me Atalantan.

Interi arrin marrëveshje personale me Zapatan, tani duhet bindur Atalanta
Lexo po ashtu Interi arrin marrëveshje personale me Zapatan, tani duhet bindur Atalanta

Raportet në Itali sugjeruan që Zapata nuk do të shtyjë për një largim nga Bergamo, por dëshira e tij është akoma të bashkohet me ekipin e Simone Inzaghit.

Agjentët e lojtarit tani po mbërrijnë në Lombardi për të zgjidhur çështjen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Zapata u transferua në Atalanta me një huazim me pagesë në korrik të 2018 dhe u bashkua me klubin Orobici në një lëvizje të përhershme në janar të vitit 2020.

Kontrata e tij me Atalantan skadon në qershor të 2023 dhe klubi nga Bergamo thuhet se nuk është gati të lejojë që golashënuesi të largohet nga stadiumi Geëiss nëse nuk arrijnë ta zëvendësojnë atë menjëherë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori