Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të zjarreve në Kosovë në 24 orët e fundit.
Rastet e zjarreve janë raportuar në Viti, Dragash, Prizren, Suharekë, Pejë.
Fsh. Sadovine e Jerlive, Viti, 17.08.2021-12:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte ndezur disa mbeturina, zjarri del jashtë kontrolli dhe përfshinë një sipërfaqe me shkurre dhe bari të thate. Ne vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit te cilët kanë shuar zjarrin. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Dragash, 17.08.2021-10:00. Në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri 12 ari fushë me bari të thatë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit të cilët kane shuar zjarrin.
Suharekë, 17.08.2021-10:40. Ankuesi mashkull kosovare ka raportuar se i janë përfshirë nga zjarri 10 hektar pyll. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.
Fsh. Malësi e re, Prizren 17.08.2021-15:20. Në rrethana të pa njohura janë përfshirë nga zjarri disa shkurre, gardhe dhe bimë të thata nga një hapësirë rreth dy hektarë dhe ishte afruar në një afërsi të katër shtëpive të banimit. Intervenimi i shpejtë i zjarrfikësve si dhe me mobilizimin e banorëve është parandaluar rreziku te shtëpitë e banimit dhe zjarri është shuar.
Fsh. Sopijë-Bukosh, Suharekë 17.08.2021-15:26. Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një sipërfaqe e konsiderueshme djerrina, hamullore dhe vreshta. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit të cilët kane shuar zjarrin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZeqiri reagon pas shkarkimit: “Puç” i përgatitur prej kohësh
Babai i Hashim Thaçit flet pas takimit me djalin në Hagë
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
Qëlloi me armë të bijën dhe më pas vrau veten, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lushnjë
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare