LAJMI I FUNDIT:

Messi: Kam të njëjtën ëndërr dhe dëshirë për të fituar edhe një tjetër Ligë të Kampionëve

Messi: Kam të njëjtën ëndërr dhe dëshirë për të fituar edhe një tjetër Ligë të Kampionëve

Pas 21 vitesh Lionel Messi u largua nga Barcelona për të nisur një rrugëtim të ri me Paris Saint-Germain.

Ndërsa fansat po presin për debutimin e tij, Messi ka folur për planet e tij për sezonin e ardhshëm në kryeqytetin francez.

“Liga e Kampionëve? Unë besoj se PSG është e përgatitur për të luftuar edhe një herë pasi është afruar shumë vitet e fundit. Unë kam të njëjtën ëndërr dhe dëshirë për të fituar edhe një tjetër Ligë të Kampionëve”.


“Shpresoj se mund të bëj gjithçka që është e nevojshme në mënyrë që të arrijmë atë qëllim që është diçka që do të thotë shumë për klubin, për mua personalisht dhe për tifozët”, ka thënë Messi për beIN Sports.

Përvoja e PSG deri më tani

Kur u pyet se si ishin momentet e tij të para në kryeqytetin francez, ai pranoi se ishte një udhëtim i bukur deri më ta.

“Për të qenë i sinqertë ishte çmenduri. Që nga momenti kur doli deklarata (nga Barcelona), njerëzit po vërshonin rrugëve pa e ditur që unë do të vija këtu pasi asgjë nuk ishte konfirmuar atëherë”.

“Është përvoja ime e parë jashtë Barcelonës, të qenit atje për një kohë të gjatë dhe ta përjetosh këtë është e çmendur. Unë thjesht po shijoj çdo minutë dhe jam shumë i emocionuar për të filluar”, deklaroi Messi.

Argjentinasi gjithashtu duket i lumtur që do të bashkohet me ish-shokun e skuadrës Neymar .

“Jam shumë i emocionuar që do të luaj me Neymar pasi kam kaluar kaq shumë kohë i ndarë dhe jam shumë i emocionuar që do të luaj përkrah të gjithë të tjerëve. Mendoj se Parisi ka një skuadër spektakolare dhe jam shumë i emocionuar që do të shijoj çdo ditë me ta”.

“Numri 30 ishte fanella e parë me të cilën kam luajtur, në vitet e para në Barcelonë. Pas kaq shumë kohësh, dhe me këtë ndryshim të madh, ndjehem sikur po filloj përsëri, dhe është e drejtë të filloj përsëri me numrin 30”, deklaroi Messi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Njihuni me shtetin e vetëm në botë që nuk ka një kombëtare të futbollit

Njihuni me shtetin e vetëm në botë që nuk ka një kombëtare të futbollit

Ndërkombëtare
U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

Ndërkombëtare
Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

La Liga
Drejtori ekzekutiv i Milanit reagon për sjelljen e Leaos dhe Hernandez në ndeshjen kundër Lazios

Drejtori ekzekutiv i Milanit reagon për sjelljen e Leaos dhe Hernandez në ndeshjen kundër Lazios

Serie A
Skuadra që luan në Ligën e Kampionëve është pa fitore në kampionat dhe e fundit pas gjashtë ndeshjeve të luajtura

Skuadra që luan në Ligën e Kampionëve është pa fitore në kampionat dhe e fundit pas gjashtë ndeshjeve të luajtura

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori