LAJMI I FUNDIT:

Çfarë dihet deri më tani rreth të ardhmes së Cristiano Ronaldos

Çfarë dihet deri më tani rreth të ardhmes së Cristiano Ronaldos

Ka shumë raportime të ndryshme dhe konfuze për të ardhmen e Cristiano Ronaldos, duke e parë atë në Juventus, Real Madrid, PSG ose Manchester City, por të gjithë kanë një gjë të përbashkët.

Kontrata e sulmuesit në Torino do të përfundojë në qershor të vitit 2022 dhe asnjëra palë nuk duket se ka ndërmend të nënshkruajë një rinovim.

E tëra që mbetet për t’u parë është nëse CR7 do të shohë marrëveshjen me Juven të skadojë apo të përfundojë një transferim këtë verë.


Raportimet e ndryshme nga Italia, Spanja, Franca dhe Portugalia kanë skenarë krejtësisht të ndryshëm dhe disa tashmë janë hedhur poshtë.

Tuttosport pohon sot se Ronaldo ka më shumë gjasa se kurrë të mbetet në Juventus për pjesën tjetër të kontratës së tij.

Në të njëjtin mëngjes, Corriere dello Sport shkroi në ballinën e tyre që reprezentuesi portugez i kishte ofruar shërbimet e tij te Manchester City përmes agjentit Jorge Mendes.

Kjo do të kishte kuptim, pasi City po kërkon me dëshpërim një qendërsulmues dhe është gati të shpenzojë 150 milionë euro për Harry Kanen e Tottenham Hotspurit.

Besohet gjerësisht se Juve do ta lërë Ronaldon të shkojë për 30 milionë euro, prandaj duke siguruar që ata nuk do të kenë humbje në transferimin e tij, dhe do të jenë të kënaqur të heqin dorë nga paga e tij e majme prej 30 milionë euro në sezon.

Ndërkohë, kishte sugjerime në Francë dhe në të vërtetë nga Angel Di Maria që PSG mund të përpiqej të shkonte për Ronaldon në mënyrë që të formonte super partneritetin me Lionel Messin, por vetëm nëse Kylian Mbappe do të kalonte te Real Madridi.

Emisioni televiziv spanjoll El Chiringuito pohoi se ishte në fakt Ronaldo ai që do të kthehej në Real Madrid për një ribashkim me ish-trajnerin e tij Carlo Ancelotti.

Sidoqoftë, këtë pasdite Ancelotti konfirmoi përmes mediave sociale se ai “kurrë nuk ka kërkuar ose planifikuar të nënshkruajë me të këtë verë”.

Pas atij komenti, gazeta spanjolle Diario AS pohoi se Jorge Mendes kishte ofruar Ronaldon te Merengues për ca kohë, por ata nuk janë të interesuar për një kapitull të dytë.

Të gjitha këto histori duket se kanë një fije të përbashkët, do të thotë se e ardhmja e Ronaldos nuk varet kryesisht nga agjencia e tij, por se si lëvizin gjërat në tregun e transferimeve.

Nëse Manchester City nuk mund të marrë Kanen, nëse Real Madrid nuk mund të marrë Mbappen ose nëse PSG e humbet lojtarin e francez, të gjithë mund të hidhen në sulm për pesë herë fituesin e Topit të Artë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Njihuni me shtetin e vetëm në botë që nuk ka një kombëtare të futbollit

Njihuni me shtetin e vetëm në botë që nuk ka një kombëtare të futbollit

Ndërkombëtare
U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

Ndërkombëtare
Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

La Liga
Drejtori ekzekutiv i Milanit reagon për sjelljen e Leaos dhe Hernandez në ndeshjen kundër Lazios

Drejtori ekzekutiv i Milanit reagon për sjelljen e Leaos dhe Hernandez në ndeshjen kundër Lazios

Serie A
Skuadra që luan në Ligën e Kampionëve është pa fitore në kampionat dhe e fundit pas gjashtë ndeshjeve të luajtura

Skuadra që luan në Ligën e Kampionëve është pa fitore në kampionat dhe e fundit pas gjashtë ndeshjeve të luajtura

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori