LAJMI I FUNDIT:

Isni Kilaj, kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës

Isni Kilaj, kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës

Isni Kilaj, nga radhët e PDK-së, do të garojë për kryetar të Malishevës në zgjedhjet e 17 tetorit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook.

“Komuna e Malishevës ka nevojë për vizion të ri qeverisës. Ka nevojë për energji të reja në qeverisje. Kandidati i PDK-së, Isni Kilaj, e njeh mirë secilën lagje e secilin fshat të Malishevës dhe ka aftësinë të unifikojë gjithë qytetarët rreth vizionit të ri që i duhet të rinjve e të rejave në Malishevë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.


“Me besimin e gjithë qytetarëve të Malishevës pa dallim, me vizion e program të qartë, kryetari Isni Kilaj dhe kandidatët e PDK-së për Asamble Komunale do të punojnë ndershëm dhe me transparencë të plotë për zhvillimin e Malishevës”, ka shkruar Krasniqi./Telegrafi/