LAJMI I FUNDIT:

Prishtina mposhtet në Norvegji, përfundon aventura evropiane për kampionin e Kosovës

Prishtina mposhtet në Norvegji, përfundon aventura evropiane për kampionin e Kosovës

Ka përfunduar aventura e Prishtinës në garat evropiane.

Kampioni në fuqi i Kosovës është mposhtur në ndeshjen e kthimit ndaj Bodo/Glimt me rezultat 2-0.

Kësisoj Prishtina eliminohet nga garat e Ligës së Konferencës pas 180 minutave të zhvilluar ndaj Bodo/Glimt me rezultat të ngushtë 3-2.


Vendasit ishin superiorë në ndeshjen e kthimit, ku në minutën e 18-të realizuan gol për 1-0.

Biotheim realizoi me kokë për 1-0 pas një asistimit nga Vetlsen.

Bodo ka pasur mundësi të ngrit epërsinë në 2-0, por kapiteni Berg dështoi nga penalltia në minutën e 24-të.

Me epërsinë minimale të Bodo/Glimt 1-0 përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.

Edhe në pjesën e dytë vendasit treguan më shumë në fushë, derisa në minutën e 78-të, Botheim realizoi një gol të bukur për 2-0.

Prishtina u mundua të shënonte gol në kohën e mbetur të ndeshjes, por ishte e pamundur përballë mbrojtjes së fortë të norvegjezëve.

Rastin më të mirë e pati në fund të ndeshjes Mendurim Hoti, por dështoi ta dërgonte topin në rrjetë dhe Bodo mori fitore 2-0.

Kësisoj aventura fantastike e Prishtinës në Evropë përfundon në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Prishtina kësisoj bëhet skuadra e parë kosovare që luan në rrethin e tretë të një gare evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori