LAJMI I FUNDIT:

Shiten të gjitha fanellat e Messit te PSG, vetëm 30 minuta pasi nënshkroi zyrtarisht me klubin francez

Shiten të gjitha fanellat e Messit te PSG, vetëm 30 minuta pasi nënshkroi zyrtarisht me klubin francez

Tifozët e Paris Saint-Germain përmbytën dyqanin ‘online’ të klubit dhe morën të gjitha fanellat e disponueshme të Lionel Messit vetëm 30 minuta pasi nënshkrimi i tij u njoftua zyrtarisht.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë mbërriti në Paris të martën për teste mjekësore para përfundimit të transferimit të tij të bujshëm falas në skuadrën e Ligue 1.

Messi, kontrata e të cilit me Barcelonën skadoi në fund të qershorit, nënshkroi një marrëveshje dy-vjeçare me PSG-në me opsion për të vazhduar për një vit të tretë.


PSG konfirmoi se superylli 34-vjeçar argjentinas do të vishte fanellën me numër 30, një numër që ai e kishte veshur më parë në debutimin e tij për Barcelonën.

Videoja zyrtare e njoftimit për nënshkrimin e Messit u postua rreth orës 22:15 me kohën tonë lokale në llogarinë e PSG në Twitter.

Gazetari Jonas Adnan Giaever më vonë shkroi në Twitter se fanella e ‘Messi 30’ në dyqanin e PSG-së ishte shitur për vetëm rreth 30 minuta pasi u shfaq videoja e lartpërmendur.

Ndryshe, Messi u shfaq në një konferencë emocionale lamtumire të Barcelonës të dielën para se të merrte një ofertë zyrtare të kontratës nga PSG.

Legjenda e Barcelonës fluturoi për në kryeqytetin francez me familjen e tij dhe u prit ngrohtësisht nga tifozët e PSG-së .

Messi thuhet se është lojtari më i paguar i PSG-së para Neymar dhe Kylian Mbappe, pasi paga e tij vlen plot 35 milionë euro në vit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Premier League
Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

La Liga
Arsenali dhe Liverpooli 'në luftë' për yllin e Real Madridit

Arsenali dhe Liverpooli 'në luftë' për yllin e Real Madridit

La Liga
UEFA delegon gjyqtarët për ndeshjen Kosovë - Rumani në Ligën e Kombeve

UEFA delegon gjyqtarët për ndeshjen Kosovë - Rumani në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori