LAJMI I FUNDIT:

Dikur rivalë të urryer, por bashkëlojtarë së shpejti te PSG – pamje që tregojnë nga duelet e ashpra mes Messit e Ramosit

Dikur rivalë të urryer, por bashkëlojtarë së shpejti te PSG – pamje që tregojnë nga duelet e ashpra mes Messit e Ramosit

Pasi ishin rivalë për vite me radhë, Lionel Messi dhe Sergio Ramos tani do të jenë shokë skuadre pasi të dy zgjodhën t’i japin fund stadit të tyre të gjatë dhe të ngarkuar me trofe në La Liga për t’iu bashkuar Paris Saint-Germain si transferime të lira.

Dyshja thuajse e kanë ndërthurur karrierën e tyre që në moshë shumë të re dhe gjërat rregullisht intensifikoheshin sa herë që Barcelona dhe Real Madrid takoheshin.

Për 15 vite në ndeshjet e El Clasico, Ramos tentoi të plotësonte misionin e tij që të ndalonte Messin, por që në të shumtën e rasteve nuk ia kishte dalë.


View this post on Instagram

A post shared by ESPN FC (@espnfc)

Ish-kapiteni i Real Madridit bënte edhe ndërhyrje horror ndaj argjentinasit dhe u ndëshkua dy herë për goditjet ndaj gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.

Njëra ishte në humbjen e thellë 5-0 në vitin 2010, ndërsa e dyta ishte shtatë vjet më vonë.

Në mars të vitit 2019 në Santiago Bernabeu, Ramos qëllimisht goditi me bërryl Messin pak para pjesës së parë.

Të dy u ngritën dhe kishin zemërim ndaj njëri-tjetrit, para se gjyqtari dhe shokët e skuadrës të ndërhynin.

https://www.youtube.com/watch?v=e_R3W_CgWM4&ab_channel=Naveen

Sigurisht që nuk ka humbur raporti i tyre i mirë jashtë fushe, por në të njëjtën kohë, gjithmonë një respekt reciprok mes tyre.

“Më pëlqen të luaj me lojtarët më të mirë dhe Messi ka qenë një nga më të mirët në botë”, kishte thënë Ramos në një intervistë për TNT Sports.

“Unë gjithmonë kam thënë se Messi gjithmonë do të ketë një vend në ekipin tim”.

Të dy kishin lamtumirë emocionale këtë verë pasi kishin parë që kontratat e tyre të skadonte në Real dhe Barca respektivisht, por shpejt do të kthejnë vëmendjen tek ta, duke luajtur së bashku në kryeqytetin francez.

Sidoqoftë, dikush ndoshta duhet t’i kujtojë Ramosit se ai dhe Messi luajnë për të njëjtin ekip tani para seancës së tyre të parë stërvitore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Ligat tjera
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
Laporta reagon ndaj Gundoganit dhe zbulon arsyen e vërtetë të largimit të tij nga Barcelona

Laporta reagon ndaj Gundoganit dhe zbulon arsyen e vërtetë të largimit të tij nga Barcelona

La Liga
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Ligat tjera
Kalo në kategori