LAJMI I FUNDIT:

Dafina Zeqiri dhe Lyrical Son publikojnë “Llafe llafe”

Dafina Zeqiri dhe Lyrical Son publikojnë “Llafe llafe”
Foto: Dafina Zeqiri/YouTube

Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar, këngëtarja e njohur shqiptare dhe reperi Lyrical Son kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Llafe llafe” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike e zhanrit pop.


Vija melodike është realizuar nga vet Dafina, gjersa tekstin e kanë shkruar reperët Lyrical Son dhe Elinel.

Foto: Dafina Zeqiri/YouTube

Kënga është vizualizuar edhe me një klip mjaft veror, xhirimet e të cilit janë kryer në bregdetin shqiptar.

Ana vizuale i është besuar produksionit kosovar, Entermedia.

Dafina përndryshe ka qenë mjaft aktive këtë verë me projekte të shumta muzikore si bashkëpunimi “Pa ty” me Cricket dhe Endrit Mumajesin, si dhe solo këngët “Japa” dhe “Happy Birthday”.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë edhe Lyrical Son, krahas këtij bashkëpunimi të ri me Dafinën, javë më parë ka publikuar edhe një bashkëpunim tjetër me mikun e tij, MC Kresha, të titulluar “Dilëm jashtë”. /Telegrafi/