LAJMI I FUNDIT:

Chelsea gati të ofrojë para dhe një lojtar për Matthijs de Ligt

Chelsea gati të ofrojë para dhe një lojtar për Matthijs de Ligt

Matthijs de Ligt është duke menduar largimin nga Juventusi gjatë kësaj vere.

Mbrojtësi holandez është transferuar dy vite më parë te Zonja e Vjetër, por ende nuk ka arritur të jetë lider në mbrojtjen bardhezi.


E ardhmja e holandezit gjithmonë ka qenë në dyshim tek torinezët dhe mund të ketë një largim të tij gjatë afatit kalimtar veror.

Kampioni në fuqi i Evropës, Chelsea po mendon për transferimin e ‘tulipanit’ për sezonin e ri.

Sipas asaj që ka shkruar Calciomercato, londinezët janë duke përgatitur një ofertë në drejtim të Juventusit për De Ligt.

Chelsea është e gatshme të ofrojë 60 milionë euro, plus shërbimet e sulmuesit gjerman Timo Werner për të arritur te Juventusi.

Në shikim të parë duket një ofertë shumë e mirë, por mbetet të shihet nëse drejtuesit e Juventusit do ta pranojnë atë.

De Ligt u bashkua me Zonjën e Vjetër në vitin 2019 nga Ajax për 85 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori