LAJMI I FUNDIT:

“Djali i Concorde”, NASA publikon pamjet e prodhimit të fluturakes supersonike – do të lëvizë me shpejtësi të zërit

“Djali i Concorde”, NASA publikon pamjet e prodhimit të fluturakes supersonike – do të lëvizë me shpejtësi të zërit

NASA ka publikuar një video të fluturakes supersonike që besohet të jetë e  “djalit të Concorde”, që duket se po merr formë – e testimi i parë fluturues i tij pritet të ndodh gjatë vitit të ardhshëm.

Agjencia amerikane hapësinore ka shpërndarë videon e fluturakes X-59 Quiet Supersonic (QueSST), që po prodhohet në fabrikën e Lockheed Martin në Palmdale të Kalifornisë, transmeton Telegrafi.


Kjo fluturake është dizajnuar që të mos krijoj zhurmë të madhe gjatë lëvizjes me shpejtësi supersonike prej 1.4 Mach apo 1.500 kilometra në orë. E zyrtarisht dihet se shpejtësia e zëri arrihet me lëvizjen e një mjeti me shpejtësi prej 1.200 kilometra në orë.

Videoja 43 sekondësh shfaq procesin e zhvillimit të kësaj fluturake, në veçanti të kabinës së pilotit që është nëntë metra dhe brenda saj ka të instaluar sistemin më të avancuar për pilotim.

Fluturakja është e ndërtuar me materiale që i reziston të nxehtit ekstrem, dhe për këtë do t’i vendoset motori GE F414 që nuk lëshon pothuajse fare nxehtësi derisa punon. /Telegrafi/