LAJMI I FUNDIT:

​LVV thirrje anëtarësisë nga komunitetet jo shumicë: Kandidoni për zgjedhjet e 17 tetorit

​LVV thirrje anëtarësisë nga komunitetet jo shumicë: Kandidoni për zgjedhjet e 17 tetorit
Foto: Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale që mbahen në vjeshtë.

Në një komunikatë për media të kësaj partie u bëhet thirrje të gjithë anëtarësisë së saj nga komunitetet jo shumicë, por edhe të tjerëve nga këto komunitete që nuk janë pjesë e tyre, që të aplikojnë për të kandiduar për asambletë komunale.

“Inkurajojmë kandidimin e grave në veçanti për shkak se është shqetësuese se si në të kaluarën nga komunitetet jo shumicë nuk ka pasur gra nëpër asambletë komunale. Kjo është e papranueshme dhe flet për një ngërç shoqëror që duhet tejkaluar, andaj u bëjmë thirrje grave të kandidojnë e ta shtyjnë njëra-tjetrën të kandidojnë nëpër listat tona për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen me datë 17 tetor të këtij viti. Demokracia e përfaqësimi plotësohen e shumë çështje të rëndësishme për komunitetet shtyhen përpara duke u bërë pjesë e garës zgjedhore dhe duke përfaqësuar interesin e qytetarëve dhe komuniteteve të cilave u takojmë. Vetëm bashkë mund t’ia dalim e t’i realizojmë ndryshimet që i synojmë”, përfundon komunikata.


Në trend Lajme

Më shumë
Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Njësia Speciale me aksion në ndërmarrjen 'Pallati i Rinisë' në Prishtinë

Lajme
Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kanosi kolegët për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion, zyrtari policor arrestohet dhe suspendohet nga detyra

Kronika e Zezë
“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

Lajme
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Kalo në kategori