LAJMI I FUNDIT:

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për pesë raste të dhunës në familje në raportin 24 orësh.

Rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Podujevë, Kamenicë, Gjilan, Suharekë, Vushtrri.

Podujevë 29.07.2021 – 15:50. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


Kamenicë 30.07.2021 – 18:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy viktimave femra  kosovare (bashkëshortes dhe vajzës). Viktimave iu është ofruar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Gjilan 27.07.2021 – 20:00. Më datë 30.0702021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kanosur dhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër  kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.  Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Suharekë 30.07.2021 – 13:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj dy fëmijëve të tij të mitur 17 dh 15 vjeç. Viktimat janë hasur nga patrulla policore në parku e qytetit dhe sipas tyre ishin sulmuar nga babai.

Të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor dhe më pas me urdhër të prokurorit dy viktimat si dhe dy fëmijët e tjerë me të vegjël 7 dhe 5 vjeç janë dërguar në Strehimore në Prizren. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Vushtrri 30.07.2021 – 15:05. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë  dhe një mashkull shtetas gjerman.  I dyshuari shtetas gjerman e ka sulmuar fizikisht viktimën femër  kosovare, bashkëshorten e tij, e më pas dy të dyshuarit tjerë familjar të viktimës kanë shkuar në banesën e viktimës dhe të tre të dyshuarit  janë përleshur fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse të dyshuarit me rekomandim të prokurorit të shtetit pas intervistimit janë liruar. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori