Derisa sezoni i ri i Ligës Premier afrohet, ka pasur disa ndryshime të mëdha në rregullat rreth VAR, rregullin e lojës me dorë dhe zëvendësimet.
Ndryshimi i parë bën që video asistenti i gjyqtarëve të përdorë “vija më të trasha” sesa ato të përdorura më parë për të përcaktuar vendimet margjinale.
Kjo marrëveshje u autorizua pas një prezantimi nga shefi i gjyqtarëve të Lojërave Profesionale të Ndeshjes Zyrtare të Kufizuar, Mike Riley në qershor, rregull ky që e ndihmon më shumë ekipin që është duke sulmuar.
Gjersa trashësia specifike e këtyre vijave nuk është konfirmuar, ky ndryshim rregullit duhet të fillojë të përjashtojë rastet kur një pjesë e vogël e trupit të lojtarit sulmues, siç është gishti i këmbës, mund të çojë në anulimin e një goli.
Për më tepër, siç kemi parë në gara të tilla si Euro 2020, shikuesit që ndejkin ndeshjen nuk do të jenë në gjendje të shohin zyrtarin e VAR që rregullon vijat në ekran për të marrë një vendim dhe në vend të kësaj do të tregohet pamja përfundimtare e ekranit për të zvogëluar polemikat.
FIFA gjithashtu ka sqaruar se fundi i krahut tani po klasifikohet si pjesë e trupit ku do të maten pjesët e jashtme.
Rregulli i lojës me dorë shkaktoi shumë polemika sezonin e kaluar dhe madje u ndryshua në mes të edicionit.
Si rezultat, Liga Premier tani ka konfirmuar se loja aksidentale me dorë në ndërtimin e një aksioni nuk do të konsiderohet më si e tillë, megjithatë do të mbetet një faull nëse loja e drejtpërdrejt me dorë krijon rastin apo shënohet edhe goli.
Këto vendime rreth lojës me dorë janë ndryshuar gjithashtu kur një gjyqtar e ka konsideruar një lojtar që e ka bërë atë në mënyrë të paqëllimtë.
Rregulli tani sugjeron që gjyqtari do të vendosë nëse një lojtar e ka lëvizur qëllimisht trupin e tyre për të fituar një avantazh bazuar në kontekstin e lëvizjes.
Përderisa kjo u jep më shumë ‘pushtet’ gjyqtarëve, kjo vendimmarrje do të mbetet subjektive dhe për këtë arsye pa dyshim e diskutueshme.
Ndryshimi i rregullit përfundimtar është që EFL ka hequr rregullin e pesë zëvendësimeve dhe në vend të kësaj klubet do të lejohen vetëm tre, e nëse ndeshja shkon në vazhdime, do të lejohet edhe një. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sot mësohet finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve, Real Madrid dhe Bayern Munich luftojnë për finalen e madhe
“Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën” – John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?