LAJMI I FUNDIT:

Hendboll, Kosova U-17 do të mblidhet në Ferizaj

Hendboll, Kosova U-17 do të mblidhet në Ferizaj
(Foto: kosovahandball.info)

Hendbollistet e Kosovës U-17 do të mblidhen nesër (27 korrik) për Kampionatin Evropian, Divizioni B, që mbahet në Lituani prej 7 deri më 15 gusht.

Grumbullimi do të bëhet në Ferizaj, ndërsa lojtaret fillimisht do t’u nënshtrohen testeve të përgatitjes fizike. Nesër (e martë) nisin edhe stërvitjet që do të vazhdojnë deri para se ekipi të udhëtojë për në Lituani.


Për në Lituani udhëtohet më 6 gusht, ndërsa ndeshja e parë është më 7 gusht. Kosova në fillim takohet me Spanjën.

Në ekipin U-17 janë ftuar lojtare që vlerësohen me potencial. Të gjitha lojtaret janë nga klubet e vendit, kurse vetëm një është nga Suedia, e cila ishte pjesë edhe e skuadrës U-19.

Një numër i konsiderueshëm i lojtareve grumbullohen për herën e parë, edhe për faktin se vjet nuk kishte aktivitete evropiane të grupmoshave për shkak të pandemisë.

Kosova U-17 do të vendoset në Hotel Holiday në Ferizaj. Grumbullimi është nga ora 12:00 deri në ora 13:00, kurse stërvitjet do të mbahen në palestrën “Bill Clinton”.

Përzgjedhësi Agron Shabani dhe trajnerët Arben Parduzi e Granit Sahiti, pas testimeve të mbajtura në Ferizaj, kanë vendosur për këto lojtare:

nr. Emri Mbiemri Klubi
1 Blenarda Bytyqi KHF Istogu
3 Elona Hyseni KHF Trepça
5 Arlinada Maloku KHF Samadrexha
6 Klea Ajvazi KHF Prishtina
7 Rina Bashota KHF Dukagjini
11 Erza Tafilaj KHF Istogu
12 Butrintë Kabashi KHF Shqiponja
14 Elda Varaki KHF Vëllaznimi
15 Doresa Rugova KHF Istogu
16 Selvije Mullakadrija KHF Vëllaznimi
17 Elisa Frrokaj KHF Shqiponja
18 Flaka Hoti KHF Ferizaj
20 Ornela Haxhiu HK Malmon(SWE)
21 Elsa Kongjeli KHF Prishtina
23 Agnesa  Hysa KHF Vushtrria
27 Eriona Gecaj KHF Jusuf Gervalla
35 Olta Cecelija KHF Vushtrria
44 Arona Krasniqi KHF Prishtina

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori