LAJMI I FUNDIT:

Vendosja e figurës së Nikola Teslas në valutën e euros – vazhdon përplasja ndërmjet krerëve shtetëror të Kroacisë dhe Serbisë

Vendosja e figurës së Nikola Teslas në valutën e euros – vazhdon përplasja ndërmjet krerëve shtetëror të Kroacisë dhe Serbisë

Kroacia ka njoftuar se do ta përdor figurën e shkencëtarit Nikola Tesla në monedhën e euro pas anëtarësimit të saj në Eurozonë.

Ky paralajmërim kishte ardhur nga vet kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, duke shtuar se monedhat prej 50 cent, 20 cent dhe 10 cent do të bartin imazhin e Teslas, përcjell Telegrafi.


Po ashtu, Banka Kombëtare e Kroacisë ka propozuar që monedhat euro të cilat do të prodhohen nga vendi do përmbajnë tabelën e shahut, hartën e Kroacisë, alfabetin Glagolitik dhe Nikola Teslan.

Propozimi rifilloi një debat se kujt i përket shkencëtari i madh, në të cilin u bashkua Banka Kombëtare e Serbisë, duke thënë se vendosja e figurës së Teslas në monedhat euro të Kroacisë do të “përfaqësonte përvetësimin e trashëgimisë kulturore dhe shkencore të popullit serb”.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se Tesla ishte “një gjeni që i përket njerëzimit” duke kundërshtuar lidhjet e Teslas me Kroacinë e sotme.

Për të, shkencëtari ishte “një amerikan me origjinë serbe, i lindur si serb, nga një baba serb dhe një nënë serbe dhe se familja e të cilit u vra pikërisht sepse i përkiste origjinës serbe”.

Mirëpo, presidenti kroat Zoran Milanoviq ka sugjeruar se Serbia mund ta propozojë imazhin e Teslas, kur ajo të hyjë në Eurozonë, duke shtuar se lidhja e Serbisë me shkencëtarin ka lidhje po aq sa ka me karateistin Bruce Lee. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Fafa Resort
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kalo në kategori