LAJMI I FUNDIT:

RB Leipzig janë mbretërit e afatit kalimtar: Shitje dhe blerje të shkëlqyera deri më tani

RB Leipzig janë mbretërit e afatit kalimtar: Shitje dhe blerje të shkëlqyera deri më tani

Pas shtatë vitesh te RB Leipzig, njëherë si trajner dhe pastaj si drejtor i futbollit, Ralf Rangnick u largua nga klubi i Bundesligës, por projektin që ai e kishte mbikëqyrur midis viteve 2012 deri më 2019, po jep fryte edhe sot.

Që prej se u ngjitën në Bundesliga në vitin 2016, Leipzig ka bërë lëvizje të shumta dhe të mëdha në afatet kalimtare.

Ata e shitën Naby Keita te Liverpool për 60 milionë euro pasi e kishin blerë për 29.75 milionë euro nga Red Bull Salzburg.


Pastaj ta sollën Timo Werner për 22.2 milionë euro nga Stuttgarti dhe më vonë e shitën për 53 milionë euro te Chelsea.

Por shitjet e tyre të zgjuara nuk kanë ndalur as në këtë afat kalimtar, pasi tashmë kanë shitur emra si: Dayot Upamecano te Bayern Munich (42.5 milionë euro), Ibrahima Konate te Liverpool (40 milionë euro) dhe Hannes Wolf (9.5 milionë euro) te Borussia Monchengladbach.

Së fundmi klubi mori edhe 25 milionë euro nga Bayern Munich i pagoi për trajnerin e tyre, Julian Nagelsmann.

Kjo do të thotë se RB Leipzig ka marr 92 milionë euro, duke i bërë ata klubin me fitimet më të mëdha në këtë afat kalimtar.

Megjithatë deri tani janë harxhuar 91.62 milionë euro për përforcimin e skuadrës aktuale, duke nënshkruar me emra si: Andre Silva (23 milionë euro nga Eintracht Frankfurt), Josko Gvardiol (18.8 milionë euro nga Dinamo Zagreb), Angelino (18 milionë euro nga Manchester City), Mohamed Simakan (15 milionë euro nga Strasburgu), Benjamin Henrichs (15 milionë euro nga Monaco) dhe Caden Clark (1.82 milion euro nga New York Red Bulls).

Të gjitha këto biznese janë bërë në afatin kalimtar të kësaj vere. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Premier League
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë

La Liga
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Sergio Ramos bëhet me klub të ri, befason me zgjedhjen dhe numrin e fanellës

Sergio Ramos bëhet me klub të ri, befason me zgjedhjen dhe numrin e fanellës

Ligat tjera
Kalo në kategori