LAJMI I FUNDIT:

Sassuolo ia tregon Juventusit formulën për transferimin e Locatellit

Sassuolo ia tregon Juventusit formulën për transferimin e Locatellit

Negociatat e Juventusit me Sassuolon vazhdojnë për Manuel Locatellin, pasi është raportuar se ata mund të bien dakord për një huazim dy-vjeçar me detyrim blerje për 35 milionë euro plus deri në 10 milionë euro tjera bonuse.

Ndërsa Arsenali ka treguar se ata janë tashmë të përgatitur për të arritur te shifra 40 milionë euro plus 5 milionë bonuse, lojtari italian ka mendjen e tij të vendosur për t’u bashkuar me Zonjën e Vjetër këtë verë.


Duke marrë parasysh vendosmërinë e Locatellit për t’u transferuar te Juventusi, Sassuolo po përpiqet të negociojë një marrëveshje të përshtatshme për të gjithë të përfshirët.

Locatelli bën presion për t’u bashkuar me Juventusin
Lexo po ashtu Locatelli bën presion për t’u bashkuar me Juventusin

Oferta fillestare e një huazimi dy-vjeçar për 5 milionë euro me mundësi blerje për një shtesë prej 25 milionë euro plus bonuse u refuzua, por negociatat vazhduan.

Sipas Calciomercato.com, klubi Neroverdi do të ishte i gatshëm të pranonte ofertën nëse do të ishte një huazim dy-vjeçar me 8-10 milionë euro, me detyrim blerje për 25 milionë euro dhe deri në 10 milionë euro bonuse.

Nga ato bonuse, 5 milionë euro do të ishin të lehta për t’u arritur, ndërsa 5 milionë euro tjera do të ishin shumë të vështira për t’u arritur.

Sassuolo mbi të gjitha është duke refuzuar të pranojë një transferim që do të linte hapësirë ​​për manovër te Juventusi, kështu që duhet të jetë një detyrim për ta blerë dhe jo një opsion. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori