LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për takimin Kurti-Vuçiq në Bruskel: Kryeminsitri s’do me e kuptu se pa SHBA-në dialogu është i vdekur dhe në qorrsokak

Haradinaj për takimin Kurti-Vuçiq në Bruskel: Kryeminsitri s’do me e kuptu se pa SHBA-në dialogu është i vdekur dhe në qorrsokak

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ai e ka quajtur takim koti, duke thënë se të dyja palët po e mashtrojnë popullin me retorika populiste.

“Edhe një takim koti i dialogut Kosovë-Serbi. Secila palë ka veç një interes, që me retorika populiste ta mashtrojë popullin e vet në prag të zgjedhjeve”, tha ai.


Tutje theksoi se kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos bëjë asgjë në këtë proces, pasi sipas tij dialogu pa SHBA-në, është i vdekur.

Kurti publikon Deklaratën e Paqes dhe jep detaje tjera nga takimi: Vuçiqi nuk mi pranoi tri librat që ia dhash
Lexo po ashtu Kurti publikon Deklaratën e Paqes dhe jep detaje tjera nga takimi: Vuçiqi nuk mi pranoi tri librat që ia dhash

“Ai nuk po don me e kuptu se pa përfshirjen e SHBA, dialogu është i vdekur. Ai nuk po don me e kuptu se me Borelin e Lajçakun është në qorrsokak”, u shpreh Haradinaj.

Sipas tij, sa më larg të shtyhet përfshirja e një emisari amerikan në dialog, dëmi do të jetë më i madh, edhe për Kosovën edhe për Kryeministrin!

“Po të ishte Amerika në dialog, tashmë do të ishim në prag të marrëveshjes përfundimtare! A ka njeri që mund t’ia shpjegojë këtë Albin Kurtit!?”, shkroi Haradinaj./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme
Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Lajme
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Kalo në kategori