Nga: Roberto Bolano
Përktheu: Bajram Karabolli
Ç’është letërsia?
Mund t’ju jepja një përgjigje poetike: “Për të mos vdekur”. Por, është false, sepse, edhe nëse nuk do të kisha zgjedhur letërsinë, unë do të vazhdoja të isha gjallë dhe ndoshta me shëndet më të mirë. Letërsia në thelb më ka shërbyer për të lexuar. Në momentin që vendosa të jem shkrimtar, iu futa leximit. Dhe, falë letërsisë kam mundur të lexoj libra të mrekullueshëm, të pabesueshëm. Ishte si të kisha gjetur thesare. Dhe, në jetën time, e cila ka qenë mjaft nomade dhe në disa raste jashtëzakonisht e varfër, leximi ka kompensuar atë varfëri dhe ka qenë sovraniteti im, eleganca ime. Mund të ndodhesha në çdo situatë dhe nëse lexoja Horacion, për shembull, ai që ishte duke jetuar përtej mundësive të tij, isha unë, gjithmonë. Letërsia më ka dhënë pasuri. Është pasuri.
Letërsia nuk bëhet vetëm me fjalë. Borhes thotë se ka autorë të papërkthyeshëm. Mendoj se e ka fjalën për Kevedon (Quevedo)*. Mund t’i shtohet edhe Garsia Lorka ose edhe të tjerë. Pavarësisht kësaj, një vepër si Don Kishoti mund ta përballonte edhe përkthyesi më i keq. Për më tepër, ajo mund të përballojë edhe gjymtimin, edhe humbjen e faqeve të shumta. Edhe një përkthim i keq, jo i plotë dhe që e ka dëmtuar këtë vepër, pra edhe një version i tillë i Don Kishotit mund t’i thotë shumë një kinezi apo një afrikani. Ja pra, pa asnjë dyshim, kjo është letërsi. Ndoshta letërsia gjatë rrugës humbet shumë gjëra. Sigurisht, por mbase ky ishte fati i saj. Por, gjithsesi, diçka do të arrijë.
___________
* Francisco Gomez de Quevedo (1580-1645), shkrimtar spanjoll i Shekullit të Artë, një nga autorët më të shquar në historinë e letërsisë spanjolle.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBIR
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
PORSI NJË GRUA
Si e pushtoi botën, arti dhe dizajni islamik?
Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën e Skënderbeut!
Kush i nëmi “Bjeshkët e Nemuna”?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe