Superkompjuteri parashikon sezonin 2021/22 në Ligën Premier – mësohet kampioni, top katërshja dhe ekipet që bien nga kategoria
Fituesit aktual të Ligës Premier, Manchester City pritet ta mbrojnë titullin edhe këtë sezon në garën kundër Chelseat dhe Liverpoolit, sipas parashikimeve të një superkompjuteri.
Djelmoshat e Pep Guardiolas do të fitojnë titullin e Ligës Premier për herë të katërt në pesë vjet, me Liverpool, Chelsea dhe Manchester United të ndarë me vetëm dy pikë, duke përbërë pjesën tjetër të katërshes më të mirë.
City hyn në sezonin 2021-22 si favorit i plotë, veçanërisht pasi që një transferim i madh për zëvendësimin e Sergio Agueros duket i pashmangshëm, me Harry Kane, Erling Haaland, Lautaro Martinez dhe Andre Silva të gjithë në listën e ngushtë.
Ekipi i Guardiolas u largua me titullin e sezonit të kaluar pas një fillimi paraprak jo të mirë, por fitoi kampionatin me 12 pikë përpara Unitedit të vendit të dytë.
Në anën tjetër, ekipi i Ole Gunnar Solskjaer pritet të përfundojë në vendin e katërt në sezonin e ri, sipas parashikimeve të superkompjuterit.
Djajtë e Kuq kohëve të fundit konfirmuan nënshkrimin e sulmuesit Jadon Sancho për 85 milionë euro, por thuhet se ata janë duke ndjekur edhe marrëveshjet për transferimin e Raphael Varane dhe Eduardo Camavinga para fillimit të sezonit.
Por, parashikimet e superkompjuterit të Sporting Index sugjerojnë që Unitedi do të përfundojë pas Liverpoolit dhe Chelseat në përpjekjen e tyre për titull.
Skuadra e Jurgen Klopp nuk ishte në gjendje të mbronte titullin e Ligës Premier pasi dëmtimet e Virgil van Dijk, Joel Matip dhe Joe Gomez penguan shanset e tyre, dhe pritet të përfundojnë 11 pikë prapa Cityt në parashikimet e superkompjuterit.
Reds kanë humbur Georginio Wijnaldum këtë verë dhe ende nuk e kanë zëvendësuar holandezin, por Sporting Index beson se ata do të bëjnë aq sa duhet për të çuar Chelsean në vendin e tretë.
Skuadrat e Londrës Veriore, Arsenali dhe Tottenhami janë të prirur të kenë sezone dukshëm më të mira se vitin e kaluar, me Topçinjtë që pritet përfundojnë të pestit, Spurs me dy pikë prapa tyre në vendin e gjashtë.
Nëse parashikimet janë të sakta nga superkompjuteri, Spurs do të përfundojnë mbi Leicester City, klub i cili pritet ta mbyll sezonin e ri në vendin e shtatë, ndërsa Evertoni i teti.
Crystal Palace, Brentford dhe Watford pritet të bien nga kategoria, me dy ekipet e sapo-promovuara që parashikohen të bien drejt e në Championship. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një tifoz bën festën “SIU” para Ronaldos, portugezi qesh me veprimet e tij
Një nga penalltitë më të çuditshme të sezonit: Loja e çuditshme me dorë e Yann Songo’o, huqja e Nkunku dhe gabimi i gjyqtarit
Milani nuk merr më shumë se një barazim ndaj Cagliarit në shtëpi
Guardiola konfirmon se ylli i Man Cityt ka kërkuar largimin nga klubi
Sensacioni 16-vjeçar i Liverpoolit la në bankinë Chiesan dhe mahnitë të gjithë me driblimet e tij
Szceszny apo Pena? Hansi Flick ka vendosur cili portier do të luajë ndaj Real Madridit
Pak para finales me Barcelonën, zbulohen skena të papara nga përplasja mes Vinicius dhe Maffeos
Liverpooli ia cakton çmimin Harvey Elliott dhe tifozët nuk po iu besojnë syve
I refuzoi tri herë - Zyba tregon se si presidenti i Ballkanit ia ofroi letrën e bardhë për të nënshkruar vetë kushtet e kontratës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles