LAJMI I FUNDIT:

Masat e reja anti – COVID nga Qeveria e Kosovës, lejohen 30 për qind e tifozëve në stadiume

Masat e reja anti – COVID nga Qeveria e Kosovës, lejohen 30 për qind e tifozëve në stadiume

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar masat e reja anti-COVID-19, ku në kuadër të tyre ka ndryshime edhe në aktivitetet sportive.

Në sallat e mbyllura janë lejuar 15 për qind e tifozëve, ndërsa në aktivitetet sportive të hapura lejohen deri në 30 për qind të tifozëve.

Organizuesit e eventeve sportive duhet t’ju përmbahen me përpikëri rregulloreve anti-COVID-19 siç janë, mbajtja e distancës prej 1.5 metra, udhëzimet për tifozët, shenjat informuese etj.



Më poshtë e gjeti vendimin e Qeverisë së Kosovës për aktivitetet sportive

38. Lejohet organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve përkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojtëse të Qeverise së Republikës së Kosovës.

39. Ne aktivitetet garuese në hapësira të mbyllura lejohet prania e shikuesve deri në 15% te kapacitetit te objektit apo hapësirës sportive (salla sportive, pishina, hapësira te tjera te mbyllura) duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat tjera mbrojtëse.

40. Ne aktivitetet garuese në hapësira te jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 30% te kapacitetit të objektit, apo hapësirës sportive (stadium, salla sportive, pishina, hapësira të tjera të mbyllura), duke respektuar masën e distancës prej 1.5 metra dhe masat tjera mbrojtëse.

41. Organizatoret e garës janë të obliguar të ndërmarrin masat specifike, në përputhshmëri me protokollet ndërkombëtare, për menaxhimin e masës (tifozëve) para, gjatë, dhe pas hyrjes në hapësirën sportive.

42. Lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale rekreative, sipas udhëzuesit përkatës.


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës

"Gjest i shëmtuar", Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u ndëshkua me karton të kuq

La Liga
Zuri vendin e dytë në botë, skiatorja e Shqipërisë e lumtur me suksesin e arritur

Zuri vendin e dytë në botë, skiatorja e Shqipërisë e lumtur me suksesin e arritur

Sport
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Premier League
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Kalo në kategori