Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se, presidenti rus Vladimir Putin ka bërë përpjekje për ta përdorur Kosovën si antitezë në raport me vendet e Perëndimit.
Hoxhaj duke folur në dokumentarin “VIRUSSIA” që behët fjalë për propagandën dhe dezinformatat ruse shpjegon se, Federata e Rusisë ka prodhuar një narracion të rrejshëm për Kosovën.
“Vladimir Putin ka bërë përpjekje që ta përdor Kosovën si antitezë në raport me Perëndimin, me qëllim që ta ndjekë një politikë të ndërhyrjes në shtete sovrane, të shkeljes së integritetit të tyre territorial, të copëtimit të territoreve dhe bashkimit të këtyre territoreve me Rusinë. Dhe këtë e ka bërë prej verës të 2008-së, ku ka filluar fillimisht lufta mes Rusisë dhe Gjeorgjisë për Abhazinë dhe Osetinë Jugore, e deri te Transnistria dhe së fundi aneksimi i Krimesë, i cili ka qenë totalisht i jashtëligjshëm dhe i cili nuk ka asnjë bazë”, thotë Hoxhaj.
Ai shton se Rusia vazhdimisht prodhon trillime dhe gënjeshtra në raport me vendin tonë.
“Nuk ka vend i cili ka prodhuar një narracion të rrejshëm për Kosovën, trillime të ndryshme, gënjeshtra të ndryshme në raport me Kosovën sikurse ka prodhuar Rusia”, shton ai.
Sipas ish-kryeministrit të Serbisë, Vuk Drashkoviq, “interesi nacional dhe shtetëror i Rusisë është prezenca e fuqishme në Ballkan”.
“Këtu në Serbi, në tabloide me ndikim shumë të madh rus, bëhet propagandë e tmerrshme kundër Evropës dhe Perëndimit”, pohon Drashkoviq.
Drejtoresha ekzekutive e Qendrës për Studimeve Euro-Atlantike, Jelena Miliq tregon se brenda një viti në Serbi janë themeluar mbi 100 organizata që janë pro-Kremlinit.
“Mbi 100 organizata të ndryshme pro-Kremlinit janë formuar vetëm brenda një viti dhe në këtë periudhë, ne kemi pasur siç e quaj unë, ‘një botë të kultivuar artificiale, mediash, asociacionesh te ndryshme, asociacione bashkatdhetarësh, gjoja OJQ'”, tregon Miliq.
Ndërsa për gazetarin hulumtues, Avdo Avdiq rusët po i shfrytëzojnë institucionet e Bosnjës e Hercegovinës.
“Rusët i shfrytëzojnë edhe institucionet e Bosnjës e Hercegovinës, e edhe kriminelët që të bëjnë presion në njerëzit që nuk mendojnë si ata”, përfundon Avdiq. /RTK/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje