LAJMI I FUNDIT:

Kylian Mbappe i thotë “Jo” kontratës së re nga PSG

Kylian Mbappe i thotë “Jo” kontratës së re nga PSG

Kylian Mbappe e ka refuzuar sërish kontratën e re nga Paris Saint-Germain, derisa po tenton të largohet në këtë verë.

Sipas asaj që raporton AS, lojtari 22-vjeçar e dëshiron largimin nga klubi parisien, pasi qëllimi i tij është që të kalojë te Real Madridi.

PSG ka kohë që i ka ofruar kontratën e re Mbappes, mirëpo ky i fundit nuk dëshiron të rinovojë, por edhe që ka kushte nëse vendos lapsin në letër.


Nëse nënshkruan kontratën e re, atëherë do të përfshihet një klauzolë që ai të largohet si lojtar i lirë nëse ndonjë skuadër afrohet për shërbimet e tij.

Real Madridi është tejet i interesuar për transferimin e francezit, mirëpo nuk janë të gatshëm të paguajnë shuma të larta.

Kontrata aktuale e Mbappes skadon në verën e vitit 2022 dhe atëherë mund të largohet si i lirë nga PSG. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
Ylli i Barcelonës e pranon se bëri të pamundurën që ta bind Williamsin t’i bashkohet atyre

Ylli i Barcelonës e pranon se bëri të pamundurën që ta bind Williamsin t’i bashkohet atyre

La Liga
Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Ligat tjera
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Kalo në kategori