Conor McGregor jep detajet rreth lëndimit, derisa e quan të jashtëligjshme fitoren e Poirier
Conor McGreogr ka konfirmuar se ka lënduar kyçin e këmbës, derisa ka lëshuar një thumbues në drejtim të Dustin Poirier, duke e quajtur si fitore të jashtë ligjshme.
Përballja mes dyshes përfundoi vetëm pas një raundi, pasi irlandezi mbeti i shtrirë në dysheme shkaku i lëndimit të pësuar të shtunën e javës që lamë pas në Las Vegas.
McGregor ka thënë se asgjë nuk ka përfunduar dhe se ai do të rikthehet për të dëshmuar se ishte një fitore e jashtë ligjshme.
“Çfarë ka tifoz, Notorious është këtu”, ka shkruar iralandezi në Tëitter. “Sapo dola nga salla e operacionit, gjithçka shkoi sipas planit, çdo gjë ishte perfektë. Po ndihem jashtëzakonisht mirë”.
“Ne kemi gjashtë javë për t’i kaluar në një patericë dhe pastaj ne fillojmë të stërvitemi. Unë dua t’u them faleminderit të gjithë tifozëve në të gjithë botën për mesazhet mbështetëse, shpresoj që të gjithë të keni shijuar shfaqjen”.
“Dua të falënderoj të gjithë tifozët që erdhën në arenën T-Mobile – 21,800 tifozë të pranishëm. Vendi ishte absolutisht elektrik”.
“Ishte një raund i parë ferri, do të ishte mirë të futesh në atë raund të dytë, por është ajo që është, kjo është natyra e biznesit, ishte një thyerje e pastër e tibisë dhe nuk duhej të ndodhte”.
“Dustin, ju mund të festoni atë fitore të paligjshme të gjitha ato që dëshironi, por nuk bëtë asgjë”.
“Raund i dytë do të kishte treguar të gjitha, e tutje dhe para ne shkojmë ekip, ndërtohemi dhe kthehemi më mirë se kurrë. Le të shkojmë ekipi”, ka shtuar më tej McGregor.
Këmba e irlandezit ishte dukshëm e thyer, kur ai ra në dysheme dhe tani po tenton që të rikthehet sa më parë në oktagon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Nuk jam i përfshirë”, Pochettino thotë se e ardhmja e yllit të ekipit nuk është në duart e tij
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe