LAJMI I FUNDIT:

Lexuesit e Telegrafit parashikojnë finalen e madhe mes Italisë dhe Anglisë

Lexuesit e Telegrafit parashikojnë finalen e madhe mes Italisë dhe Anglisë

Kanë mbetur edhe disa minuta deri në startin e ndeshjes së madhe finale të Kampionatit Evropian, Euro 2020.

Italia dhe Anglia janë dy skuadrat më të mira të këtij Kampionati Evropian, pasi me plot meritë kanë arritur deri në finalen e madhe.


Italianët pasi kaluan të parët nga grupi, eliminuan kundërshtarë si Austria, Belgjika e Spanja.

Në anën tjetër anglezët eliminuan Gjermaninë, Ukrainën dhe në gjysmëfinale Danimarkën.

Telegrafi gjatë këtij muaji të evropianit ka dhuruar çdo ditë fanella të Kombëtareve të ndryshme.

E çmimet kryesore të shpërblimeve do të mësohen pas ndeshjes finale, ku fituesit do të shpërblehen me pushime në Shqipëri e Turqi, apo shpërblime të tjera si Iphone 12 max pro apo një televizor.

Lexuesit e Telegrafit kanë votuar rreth tetë mijë herë në për ta parashikuar finalen e madhe mes Italisë dhe Anglisë.

61 për qind e lexuesve të Telegrafit kanë parë Italinë si fituese, derisa 39 për qind mendojnë se Anglia do ta fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian.

Gjithsesi me fillim nga ora 21:00 në Wembley na pret një sfidë e zjarrtë, ku fitues padyshim që janë lexuesit e Telegrafit me shumë dhurata dhe adhuruesit e futbollit që pas pesë viteve evropiani është rikthyer në ekranet tona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori