LAJMI I FUNDIT:

Barcelona do të marrë 2.6 milionë euro nga UEFA si kompensim për lojtarët që ishin prezent në Euro 2020

Barcelona do të marrë 2.6 milionë euro nga UEFA si kompensim për lojtarët që ishin prezent në Euro 2020
(Foto: Twitter/FC Barcelona)

Barcelona do të marrë 2.6 milionë euro nga UEFA si kompensim për lojtarët Blaugrana që kanë marrë pjesë në Euro 2020.

Askush nga lojtarët e Barcelonës nuk do të marrin pjesë në finalen e Euro 2020, pasi Sergio Busquets, Jordi Alba, Eric Garcia, Pedri dhe Martin Braithëaite janë eliminuar në gjysmëfinale të turneut.


Nga ana tjetër, Antoine Griezmann, Ousmane Dembele dhe Clement Lenglet që ishin pjesë e Francës nuk arritën më shumë se në 1/8, sikurse që bënë edhe  Frenkie de Jong dhe Memphis Depay.

Marrëveshja e arritur midis Shoqatës Evropiane të Klubeve (ECA) dhe UEFA thotë se secili klub duhet të fitojë 9,000 euro në ditë për secilin lojtar që përfaqëson ekipin e tyre kombëtar, duke shtuar 14 ditë para hapjes së Euro 2020 .

Sidoqoftë, kjo shifër vlen vetëm për futbollistët që kanë qenë pjesë e klubit që nga korriku 2019.

Kështu, Barcelona do të marrë 7500 euro në ditë për Braithwaite, 6000 euro në ditë për Pedri , dhe 3000 euro në ditë për Memphis Depay dhe Eric Garcia.

Barcelona ka të drejtë të kërkojë një dëmshpërblim maksimal prej 20,584 euro në ditë për mungesën e Dembele, pasi francezi mori një dëmtim gjatë turneut.

Kjo do të thotë që Blaugrana mund të fitojë rreth 2.5 milionë euro në rast se parashikimet e stafit të tyre mjekësor në lidhje me kohëzgjatjen e procesit të rimëkëmbjes së Dembele dalin të sakta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori