LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i ri i Torinos, Juric shtang Berishën: Etriti do të jetë portieri i dytë

Trajneri i ri i Torinos, Juric shtang Berishën: Etriti do të jetë portieri i dytë

Etrit Berisha u rikthyer në Serie A pas një sezoni me Spal në Serie B, duke nënshkruar me Torinon.

Portieri i Kombëtares shqiptare firmosi pak ditë më parë dhe u prezantua te skuadra e re, ndërsa ka nisur edhe stërvitjen.

Trajneri i Torinos, Ivan Juric ka “ngrirë” 32-vjeçarin shqiptar pasi në konferencën e sotme për shtyp është shprehur se Berisha nuk do të jetë titullar, por portieri i dytë.


Sipas Juric, gardiani titullar i portës së Torinos në Serie A do të jetë serbi, Vanja Milinkovic-Savic, vëllai i mesfushorit të Lazios, Sergei Milinkovic-Savic.

Në anën tjetër Salvatore Sirigu do të largohet përfundimisht nga skuadra.

“Milinkovic-Savic do të jetë portieri titullar, ndërsa Berisha i dyti”, u shpreh Juric për portën e Torinos sezonin e ri.

Një lajm aspak i mirë për Berishën që duhet të presë momentin e tij për të treguar se e meriton të jetë startus. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Haaland rrezikon të dënohet me burg në Zvicër

Haaland rrezikon të dënohet me burg në Zvicër

Ndërkombëtare
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bundesliga
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Ndërkombëtare
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori