LAJMI I FUNDIT:

Sterling hesht të gjithë: Ishte penallti e pastër

Sterling hesht të gjithë: Ishte penallti e pastër

Sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Raheem Sterling ka folur për penalltinë e diskutueshme ndaj tij në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Danimarkës në Euro 2020.

Anglia mposhti me vështirësi Danimarkën në vazhdime me rezultat të ngushtë 2-1, pasi koha e rregullt u mbyll me barazim 1-1.


Mikkel Damsgaard (30’) shënoi golin e vetëm për danezët, ndërsa për anglezët shënoi autogol Simon Kjaher (39’) dhe Harry Kane (104’).

'Vendim i turpshëm': Penalltia e diskutueshme e Sterling ndaj Danimarkës ka bërë që bota e futbollit të flasë
Lexo po ashtu 'Vendim i turpshëm': Penalltia e diskutueshme e Sterling ndaj Danimarkës ka bërë që bota e futbollit të flasë

Megjithatë, penalltia e akorduar në fundin e pjesës së parë të vazhdimeve ndaj Raheem Sterling ka krijuar polemika të mëdha, ku shumica po kundërshtojnë vendimin.

Por, pavarësisht nga polemikat, ishte të paktën një person që mendoi se Sterling u pengua në zonë dhe ai është vetë Raheem Sterling.

“Nuk ishte penallti”, Wenger iu bashkohet kundërshtuesve rreth penalltisë së Anglisë kundër Danimarkës
Lexo po ashtu “Nuk ishte penallti”, Wenger iu bashkohet kundërshtuesve rreth penalltisë së Anglisë kundër Danimarkës

“Unë hyra në zonë dhe ai nxori këmbën jashtë dhe më preku këmbën, kështu që ishte një penallti e qartë”, ka thënë Sterling.

Dhe në fund të ditës, gjithçka që kishte vërtet rëndësi ishte rezultati përfundimtar, ku Anglia fitoi dhe do të takohet në finale me Italinë më 11 korrik. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Deklaratë sa rrënqethëse, aq shokuese e Usyk për babain e tij që e bëri të qajë

Boks
Kalo në kategori