LAJMI I FUNDIT:

‘Vendim i turpshëm’: Penalltia e diskutueshme e Sterling ndaj Danimarkës ka bërë që bota e futbollit të flasë

‘Vendim i turpshëm’: Penalltia e diskutueshme e Sterling ndaj Danimarkës ka bërë që bota e futbollit të flasë

Anglia triumfoi ndaj Danimarkës në vazhdime me rezultat 2-1, falë një penalltie të akorduar në Raheem Sterling, pasi koha e rregull u mbyll 1-1 dhe kjo ka bërë që shumë njohës të futbollit të cilësojnë si vendim të turpshëm dhënien e penalltisë.

Penalltia ishte momenti që e ktheu Anglinë te fitorja, që e shndërroi dominimin e saj në një epërsi që do ta dërgonte atë në finalen e Euro 2020.


Por, gjithashtu ky vendim ka sjell polemika dhe sipas mendimit të shumë njerëzve, ishte një vendim i pasaktë që i kushtoi shtrenjtë një skuadre plot shpirt si Danimarka.

Anglia në finale të Kampionatit Evropian për herë të parë në histori, fiton në vazhdime ndaj Danimarkës
Lexo po ashtu Anglia në finale të Kampionatit Evropian për herë të parë në histori, fiton në vazhdime ndaj Danimarkës

Sterling ishte në zonë dhe u rrëzua lehtë në prani të Joakim Maehle dhe Matthias Jensen, u gjykua të ishte faull dhe një kontroll nga VAR-i vendimi mbeti si penallti.

Ky vendim ka krijuar polemika të mëdha mes tifozëve që debatonin për vendimin në internet, ndërsa vendimi u cilësua si i padrejtë edhe nga shumë ish-lojtarë dhe ekspertë që besojnë se Danimarka u dëmtua.

Në panelin Optus Sport, ish-sulmuesi i Anglisë, Darren Bent ka thënë se ai mendon se turma prej 60 mijë tifozësh në Wembley kishte ndikuar në vendimin e gjyqtarit.

“Nuk është një penallti, nuk ka asnjë kontakt aty brenda. Unë mendoj se ka një prekje të vogël”

“Nuk mendoj se ishte një penallti, por Raheem Sterling fitoi të drejtën për ta marrë atë penallti sepse sa herë që merrte topin, ai po hynte në zonë dhe përpiqej të bënte gjërat të ndodhnin”, ka thënë Bent.

I të njëjtit mendim është edhe ish-reprezentuesi holandez, Nigel de Jong.

“Nëse jemi plotësisht të sinqertë, kjo nuk është një penallti dhe jam shumë i befasuar që VAR-i nuk e mori përsëri dhe thjesht e shqyrtoi atë pak më gjatë”, ka thënë holandezi pas ndeshjes.

Fitorja ndaj Danimarkës, finalja e parë në Euro, paraqitja e lojtarëve dhe takimi me Italinë – Southgate flet për të gjitha
Lexo po ashtu Fitorja ndaj Danimarkës, finalja e parë në Euro, paraqitja e lojtarëve dhe takimi me Italinë – Southgate flet për të gjitha

Ishte një ndjenjë që bëri jehonë në të gjithë botën, me ish-lojtarin gjerman Dietmar Hamann që arriti aq larg sa e quajti atë një “simulim i hapur”.

“Ky është një vendim i turpshëm. Ne sollëm VAR-in për arsyen e saktë të ndalimit të këtyre vendimeve. Nuk ka asnjë lloj kontakti. Sapo e vuri topin para tij, Sterling po binte. Mendoj se është një vendim i turpshëm”, ka thënë Hamann. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Bundesliga
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori