LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dhjetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga dy mijë 143 testime të bëra për COVID-19, dhjetë qytetarët kanë rezultuar pozitivë.

Gjatë këtyre orëve nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërkaq janë shëruar edhe 16 persona.


Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.397. Po ashtu në total numri i rasteve aktive është 152.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë dhënë 13.397 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas MSH-së, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 219.885 doza të vaksinës.

Tutje theksohet se deri më sot 52.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, njofton Telegrafi.