LAJMI I FUNDIT:

Yjet e NBA të shokuar nga mega kontrata e Messit te Barcelona

Yjet e NBA të shokuar nga mega kontrata e Messit te Barcelona

Kontrata e Lionel Messit me Barcelonën ishte aq e gjigante saqë edhe yjet e NBA-së u shtangën kur mësuan se sa fitonte argjentinasi.

Marrëveshja e gjashtë herë fituesit e Topit të Artë në Nou Camp skadoi më 30 qershor, që do të thotë se ai është tani një lojtar i lirë dhe teknikisht i papunë.


Ai duket se do të nënshkruajë përsëri me Blaugranasit dhe të luajë me mikun e tij të ngushtë dhe bashkëatdhetarin Sergio Aguero, megjithatë 34-vjeçari pothuajse patjetër do të duhet të ulë rrogën duke pasur parasysh situatën e rëndë financiare në të cilën ndodhet klubi.

Më parë, për sa i përket publikimeve nga El Mundo që doli në janar, të ardhurat e përgjithshme të Messit ishin një 555,237,619 euro brenda katër viteve.

Ky numër përbëhej nga paga e tij bazë, të drejtat e imazhit, shpërblimet dhe variablat e tjerë, por argjentinasi gjithashtu kishte të drejtë në një pagesë të kushtueshme prej 105 milionë euro për vendosjen e lapsit në letër – dhe më pas një bonus besnikërie prej 77,929,955 milionë.

Marrëveshja 122,216,242.40 milionë euro për sezon është lehtësisht kontrata më e madhe në historinë e sporteve dhe ishte e mjaftueshme për të lënë disa nga yjet e mëdhenj të NBA në befasi.

Kevin Durant ka raportuar një marrëveshje katërvjeçare prej 164 milionë dollarë me Brooklyn Nets por ai tha se kontrata e Messit ishte “e çmendur”.

Isaiah Thomas, ndërkohë, po mendonte të inkurajonte fëmijët e tij të luanin një sport ndryshe nga ai pasi pa të ardhurat e Messit.

“OMG. Duhet t’i kaloj fëmijët e mi në futboll”, shkroi ylli i NBA-të.

Messi është në bisedime me Barcelonën për rinovimin e kontratës, derisa Joan Laporta ka bërë të ditur se lojtari do të qëndrojë në Camp Nou. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori