LAJMI I FUNDIT:

Komisioni i Pavarur i Mediave pezullon nga detyra dy zyrtarët e arrestuar

Komisioni i Pavarur i Mediave pezullon nga detyra dy zyrtarët e arrestuar

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme, ku ka diskutuar për situatën e krijuar në Zyrën Ekzekutive pas ndalimit nga institucionet e drejtësisë të dy zyrtarëve publik të Zyrës Ekzekutive të KPM-së.

Sipas njoftimit për media, në këtë mbledhje Komisioni ka shqyrtuar çështjen e Kryeshefit Ekzekutiv dhe pas shqyrtimit ka vendosur që Kryeshefi i Ekzekutiv i KPM-së, Luan Latifi të pezullohet nga ushtrimi i detyrës, deri në një vendim tjetër.


Gjithashtu Komisioni ka vendosur që Faruk Rexhaj, Drejtor i Departamentit të Prokurimit, të caktohet Zëvendësues i Kryeshefit Ekzekutiv të Zyrës Ekzekutive të KPM-së, nga data 2 korrik 2021 deri në një vendim tjetër.

Prokuroria jep detaje lidhur me arrestimin e Luan Latifit, i dyshuar për ryshfet
Lexo po ashtu Prokuroria jep detaje lidhur me arrestimin e Luan Latifit, i dyshuar për ryshfet

Ndërsa sot pas caktimit si Zëvendësues i Kryeshefit Ekzekutiv të Zyrës Ekzekutive të KPM-së, Faruk Rexhaj ka marrë vendim që Drejtori i Administratës dhe Financave, Arben Bilalli të pezullohet nga ushtrimi i detyrës, deri në një vendim tjetër. /Telegrafi/