LAJMI I FUNDIT:

Szunyog ia dorëzon Osmanit vendimin për vazhdimin e mandatit të misionit teknik të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë

Szunyog ia dorëzon Osmanit vendimin për vazhdimin e mandatit të misionit teknik të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim shefin e Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog.

Me këtë rast, Szunyog ia dorëzoi zyrtarisht letrën e dërguar nga Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell në lidhje më vendimin për vazhdimin e mandatit të misionit teknik të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

“Po ashtu, palët diskutuan për nivelin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe obligimet e të dyja palëve në këtë marrëveshje. Presidentja Osmani theksoi që Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e kësaj marrëveshjeje, duke theksuar edhe rëndësinë e zbatimit të obligimeve të dala nga ajo edhe nga ana e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.


Tutje, në takim u diskutua për mundësitë e reja të bashkëpunimit me BE-në, si dhe u identifikuan disa opsione për shtimin dhe konkretizimin e mbështetjes së BE-së në drejtim të implementimit të reformave të duhura në vend ne fusha të ndryshme.

Shefi i BE-së theksoi se i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së Presidentes së Kosovës për dërgimin e një misioni vëzhgues për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe se prezenca e BE-së në këto zgjedhje do të jetë në nivelin e kërkuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Lajme
“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

Lajme
Kalo në kategori