LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Dortmundi konfirmon transferimin e Sanchos te Manchester Unitedi

Zyrtare: Dortmundi konfirmon transferimin e Sanchos te Manchester Unitedi

Borussia Dortmund ka konfirmuar zyrtarisht largimin e sulmuesit Jadon Sancho drejt klubit anglez, Manchester United.

Tanimë gjithçka është zyrtare dhe Sancho është një lojtar i ri i Djajvë të Kuq.


Është vet klubi gjerman, Dortmundi që ka njoftuar me anë të faqes zyrtare arritjen e marrëveshjes me Unitedin.

Transferimi i Sanchos te Manchester Unitedi pritet ta pasurojë me miliona euro Manchester Cityn
Lexo po ashtu Transferimi i Sanchos te Manchester Unitedi pritet ta pasurojë me miliona euro Manchester Cityn

“Lojtari Jadon Sancho është gati të transferohet nga Borussia Dortmund në Manchester United. Të dy klubet dhe lojtari arritën sot një marrëveshje mbi këtë”.

“Nëse transferimi realizohet, Manchester United do t’i paguajë BVB një tarifë fikse transferimi prej 85.0 milionë euro”, thuhet në njoftimin e Dortmundit.

Marrëveshjen e konfirmoi edhe drejtori Joachim Watzke.

“Ekziston një marrëveshje me Manchester United për Sancho. Ishte dëshira e shprehur e Jadon për të ndryshuar, ne do të donim ta mbanim atë”.

“Ne nuk jemi të lumtur për paratë, por jemi të trishtuar që ai po largohet”, ka thënë Watzke. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori